KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Relationships

6 fraza që duken të pafajshme, por janë *super* pasiv-agresive

6 fraza që duken të pafajshme, por janë *super* pasiv-agresive

Sjellja pasiv-agresive është më e zakonshme nga sa mendon. Ajo shfaqet në biseda të përditshme me miqtë, partnerin, familjen apo kolegët e punës. Problemi është se jo gjithmonë e dallon kur të ndodh, ose më keq akoma, kur je ti ai/ajo që e bën.

Por çfarë do të thotë të jesh pasiv-agresiv? E thënë thjesht, është kur shpreh zemërim ose pakënaqësi në mënyrë indirekte, shpesh në formën e një komenti “të pafajshëm”, një buzëqeshjeje ironike apo një mesazhi të nënkuptuar. Në vend që të thuash hapur çfarë të shqetëson, e maskon atë me një mënyrë të tillë që të mos të të kapin në “gabim”.

Nëse ke përdorur ndonjë nga këto fraza më poshtë, mund të jetë koha për t’i rishikuar…

1. “Të lumtë ty.”

Në teori, kjo frazë duket si kompliment. Në praktikë, mund të fshehë shumë inat dhe pakënaqësi. Nëse dikush merr një promovim, një mundësi të mirë apo arrin diçka që ti e doje, ndonjëherë mund ta thuash këtë me një ton që në të vërtetë nënkupton: “Pse jo unë?”

Një mënyrë më e sinqertë për ta trajtuar këtë situatë është ta pranosh ndjesinë e përzier që ke: “Jam i/e lumtur për ty dhe shpresoj të jem edhe unë në një moment të tillë. A ke ndonjë këshillë për mua?”

2. “Më vjen keq që ndihesh kështu.”

Një fjali klasike për të larë duart nga çdo lloj përgjegjësie! Kjo nuk është një kërkim ndjese, por një mënyrë për t’i vënë fajin personit tjetër që po ndjen diçka të pakëndshme. Po ta analizosh, në fakt nënkupton: “Ky është problemi yt, jo imi.”

Në vend të kësaj, provo të thuash diçka më të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë si: “Më vjen keq që të lëndova, nuk ishte qëllimi im.”

3. “Është në rregull.”

Sa herë ke thënë këtë duke dashur të nënkuptosh të kundërtën? Kur je i/e mërzitur, por nuk dëshiron ta pranosh hapur, ky është një nga reagimet më të zakonshme. “Është në rregull” shpesh nënkupton “Nuk është aspak në rregull, por nuk kam ndërmend të të tregoj pse”.

Në vend që ta lësh personin tjetër të hamendësojë, provo të thuash diçka më të qartë: “Nuk jam shumë mirë me këtë që ndodhi, por dua ta flasim.”

4. “Si të duash.”

Një mënyrë elegante për të thënë “Nuk kam fare dëshirë të vazhdoj këtë bisedë”. Kjo frazë shpesh e bën tjetrin të ndihet i pavlerësuar, sikur mendimi i tij/saj nuk ka rëndësi. Një mënyrë më e mirë për t’u shprehur është të thuash hapur çfarë mendon: “Sinqerisht, nuk jam dakord me këtë, por mund ta diskutojmë.”

5. “Nëse ti thua ashtu.”

Kjo është një nga ato frazat që mund të të çojnë drejt një debati akoma më të madh! Kur ia thua dikujt këtë, në thelb po i komunikon që nuk e beson, por as nuk ke ndërmend të sqarohesh. Një mënyrë tjetër për ta interpretuar: “Nuk më intereson mendimi yt, por vazhdo po deshe.”

Në vend të kësaj, provo diçka më konstruktive si: “Nuk jam shumë i sigurt për këtë, mund ta sqarojmë më mirë?”

6. “Je shumë i/e ndjeshëm/e.”

Kjo është ndoshta më e keqja nga të gjitha, sepse minimizon emocionet e personit tjetër. Kur ia thua dikujt këtë, në fakt po i dërgon një mesazh të nënkuptuar: “Ti je problemi, jo ajo që thashë unë.” Një qasje më e mirë do të ishte të dëgjoje dhe të pranoje se ndoshta ke thënë diçka të gabuar. Provo: “Më fal, nuk e kisha kuptuar që do të të mërziste. Do të doja të dija më shumë se si të bëj më mirë herën tjetër.”

Sjellja pasiv-agresive mund të jetë një mënyrë e lehtë për të shmangur përballjet e pakëndshme, por në realitet krijon më shumë tension. Nëse do të jesh i/e sinqertë me njerëzit përreth teje, provo të thuash atë që mendon vërtet - pa nënkuptime dhe pa ironi të fshehur!

Burime: Verywell Mind

Artikuj të sugjeruar:

 

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"