KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Metropolitan

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre

Aktori fitues i çmimeve Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Gene Hackman, 95 vjeç, dhe gruaja e tij Betsy Arakawa, 63 vjeç dhe me profesion pianiste, janë gjetur të vdekur së bashku me qenin e tyre. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes, megjithëse deri tani nuk dyshohet se dikush mund t’i ketë vrarë.

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa në Oscars 1993.
Foto: Getty Images

"Gjithçka që mund të them është se ne jemi në mes të një hetimi paraprak mbi shkakun e vdekjes,” tha sherifi i zonës. “Dua të siguroj komunitetin dhe lagjen se nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për askënd.”

Hackman ka qenë një nga aktorët më të respektuar dhe të nderuar të kohës së tij. Ai fitoi një çmim Oscar si “Aktori më i mirë” në filmin aksion të vitit 1971, “The French Connection”. Ai fitoi një Oscar të dytë për “Aktorin më të mirë në rol dytësor” në filmin “Western Unforgiven” të vitit 1992.

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre
Hackman në rolin si Jimmy 'Popeye' Doyle në "The French Connection".
Foto: 20thcentury Fox/Sportsphoto/Allstar

Aktori dhe ish-marinsi ishte gjithashtu i njohur për rolin e Lex Luthor në filmat e Superman, si dhe luajti në klasikë si “Bonnie and Clyde”, “The Conversation”, “Mississippi Burning” etj.

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre
Hackman si Lex Luthor në Superman, 1978.
Foto: Warner Bros/Dc Comics/Kobal/REX/Shutterstock

Hackman ishte martuar dy herë. Ai kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Feye Maltese, djalin Christopher dhe vajzat Elizabeth dhe Leslie. Në vitin 1991, ai u martua me Betsy Arakawa.

Aktori i njohur gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa në vitin 1986.
Foto: Donaldson Collection/Getty Images

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"