
Në episodin e fundit të "UËTËFË SHOW", i ftuar ishte gazetari Andi Vrapi, i njohur jo vetëm për punën e tij në media, por edhe për meme-t që krijon në rrjetet sociale. Gjatë rubrikës Caliente, Andi u përball me një pyetje që të gjithëve na ka shkuar në mendje: Cili personazh VIP e ka marrë aq seriozisht një meme, sa ka kërkuar të fshihet?
Emri që përmendi ai ishte Arbana Osmani. Sipas tij, moderatorja nuk ka qenë shumë e kënaqur me disa prej meme-ve që ai ka publikuar për të. Ndërkohë, Andi tha se Alketa Vejsiu, përkundrazi, e ka mbështetur gjithmonë dhe nuk e ka marrë kurrë personale.
Por kjo nuk ishte e vetmja temë që u diskutua. Në program u komentuan edhe ngjarjet më të fundit në Big Brother VIP, përfshirë kalimin e murit nga Gjesti dhe dinamika e tij me Eglin. Sipas Andit, Gjesti po i dërgon sinjale të përziera, ndërsa për veprimet e Eglit, ai tha se nuk do kishte reaguar njësoj po të ishte në vendin e saj.