E keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz thjesht vendosin të mos kenë fëmijë? Nëse keni qenë kuriozë, ca nga arsyet më interesante i mësoni tani.
1.
"Sepse për momentin është e pamundur ekonomikisht. Shtëpia dhe jetesa ka kaq shumë kosto dhe duke qenë se që tani jetojmë në varfëri as që dua ta mendoj si do të ishte jeta me një njeri tjetër të vogël që pret nga ne. S'është e drejtë as për fëmijët të mos jetojë siç e meriton."
2.
"Nuk dua fëmijë sepse mendoj që do të shkatërrohem fizikisht dhe emocionalisht. Edhe nëse shtatzënia është e thjeshtë, i gjithë trupi dhe hormonet e tua ndryshojnë. Njerëzit veprojnë sikur për 9 muaj do ulen në një fushë të rrethuar me lule ndërkohë që presin t'u rritet barku. Jo zotërinj! Ke ndryshime të theksuara humori, dikush të shkelmon nga atje brenda, flokët ndryshojnë, madje edhe shikimi mund të ndryshojë.. As ja kisha idenë e gjithë këtyre derisa shoqet e mia nisën të lindnin fëmijë njëra pas tjetrës."
3.
"Sepse mua më pëlqen shumë të fle gjumë. Mungesa e gjumit më bën njeri të keq."
4.
"Sepse që tani ka shumë njerëz në planet. Një nga ndikimet më të mëdha që do të ndjente mjedisi ynë prej nesh është të mos bëjmë fëmijë."
5.
"Po nëse bebi është vajzë? A dua ta rris unë në një vend ku ajo paragjykohet dhe nuk mund të jetojë e lirë me gjithë të drejtat e saj? Po nëse fëmija im është gay ose trans? A do të doja ta shihja teksa përballej me padrejtësi vetëm për shkak të identitetit dhe zgjedhjeve të tij/saj? A jam gati ta humbas një fëmijë në shkollë sepse ka sulme të papritura nga njerëz të çmendur? A mund ta mbroj unë nga interneti? Po nga ngrohja globale apo apokalipsi drejt të cilit bota po shkon? Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë "JO" prandaj zgjedh të mos kem fëmijë."
6.
"Mua s'më pëlqejnë shumë fëmijët prandaj s'dua të kem gjithë jetën përgjegjësi për ta. Jam shumë e lumtur që jam teze."
7.
"I kam qejf fëmijët, por vetëm ideja që mund të bëhem prind më fut ankthin. Vetëm stresi i mendimit më rrënqeth. Duke qenë se jam emocionalisht e paqëndrueshme, them se nëse do të kisha fëmijë edhe martesa ime do merrte fund."
8.
"Unë mezi ja dal të kujdesem për veten, prandaj në asnjë mënyrë nuk mendoj të marr përgjegjësi për një fëmijë."
9.
"Unë jam rritur e varfër dhe tani që po jetoj dhe shijoj paratë e mia nuk dua të shqetësohem për qumështin formulë apo pelenat."
10.
"Vetëm kur mendoj dhe imagjonoj për zhurmat më fillon koka!"
11.
"Sepse s'dua të ndjej dhimbjet e lindjes. Të gjithë thonë që i harron sapo merr në krah bebin, por s'dua t'ja di. Nuk dua t'i ndjej ato dhimbje."
12.
"Ne si familje kemi patur probleme me shëndetin mendor dhe disa prej nesh janë vetëvrarë. Nuk dua të bëj një fëmijë nga frika se mos trashëgon problemet tona."
13.
"Sepse më pëlqen të shijoj kohën e lirë, paratë, rregullin dhe qetësinë. Kur vjen fëmija ndodhin gjithë të kundërtat."
Burimi: BuzzFeed