Showbiz

Ca gjëra nuk ndryshojnë! Ozzy Osbourne tha këtë fjali epike ndërsa vajza e tij propozohej

Ca gjëra nuk ndryshojnë! Ozzy Osbourne tha këtë fjali epike
Getty

Kelly Osbourne konfirmoi fejesën me partnerin e saj, muzikantin Sid Wilson, anëtar i grupit të njohur Slipknot. Ajo publikoi një video në Instagram nga momenti kur Sid u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë, para familjarëve dhe miqve, përfshirë prindërit e saj, Ozzy dhe Sharon Osbourne.

Në video dëgjohet Sid duke u shprehur: “Kelly, e di që të dua më shumë se gjithçka në këtë botë”, por vëmendjen e mori Ozzy, i cili me shaka i tha:

“Ik p*rdhu, nuk do martohesh me vajzën time!”.

S'duket aq bukur e thënë nga vjehrri, por gjithsesi, vjehrri është Ozzy!

Të pranishmit qeshën, ndërsa Sid vijoi në terezinë e tij:

“Asgjë s’do të më bënte më të lumtur sesa të kaloja gjithë jetën me ty. Kështu që, përpara familjes tënde dhe gjithë miqve tanë: Kelly, do martohesh me mua?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kelly Osbourne (@kellyosbourne)

Çifti, që janë bashkë që nga viti 2022 dhe kanë një djalë të vogël të quajtur Sidney, u përqafuan mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të të pranishmëve.

Ata konfirmuan lidhjen në shkurt 2022, kur Kelly postoi një foto të tyre në Instagram në Ditën e Shën Valentinit, duke e quajtur Sid-in "shoku im më i mirë dhe shpirti im binjak". Ata më parë ishin miq prej 23 vitesh dhe më pas, marrëdhënia kaloi në nivelin tjetër.

Ca gjëra nuk ndryshojnë! Ozzy Osbourne tha këtë fjali epike

Propozimi ndodhi në prapaskenën e fundit të Black Sabbath, grupit që krijoi rrymën heavy metal. Ozzy, së bashku me anëtarët origjinalë të Black Sabbath, basistin Geezer Butler, bateristin Bill Ward dhe kitaristin Tony Iommi, u ngjitën në skenë për herë të parë së bashku pas dy dekadash në Birmingham, Angli, të shtunën, gjatë koncertit “Back to the Beginning”, që sipas faqes zyrtare të Black Sabbath, ishte "shfaqja e fundit" e Ozzy-t.

Ca gjëra nuk ndryshojnë! Ozzy Osbourne tha këtë fjali epike

Ozzy performoi i ulur në një fron të zi me një lakuriq nate, simboli i tij ikonik.

Ca gjëra nuk ndryshojnë! Ozzy Osbourne tha këtë fjali epike

Ozzy Osbourne, një ndër legjendat e metal-it, është diagnostikuar në vitin 2020 me Parkinson.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb