E keni gjetur veten konfuze sepse jeni përfshirë në një marrëdhënie të cilës nuk po i jepni dot një formë. Janë takime rastësore jetëshkurtra apo ka gjasa për diçka më tepër?! Nëse është e tillë do ta kuptoni në vijim, bashkë me formën e vetme për t'i dhënë fund situatës në të cilën ndodheni.
#1. Vëzhgo shenjat që të jepen që në fillim
- Je konfuze dhe nuk e ke idenë ende se çfarë jeni.
Ndoshta të duket sikur është shumë herët që ti dhe partneri yt të nisni diskutimet që lidhen me statusin zyrtar të marrëdhënies, por s'mund të qëndroni gjatë gjithë kohës në dyshime. Paqartësia mund të çoj në stres, konfizion dhe pakënaqësi, aq më tepër nëse ju doni dhe pretendoni të keni vazhdimësi me personin në fjalë.
- Përgjithësisht planet vendosen në minutë të fundit dhe janë afatshkurtra.
Takimet janë sporadike dhe t'i s'e di kurrë kur do të jetë hera tjetër që do ta takosh.
- Lidhja emocionale s'është ajo që prisje të ishte.
Marrëdhëniet rastësore bazohen kryesisht në ndërveprimin sipërfaqësor pavarësisht kontaktit fizik. Nuk ka shumë gjëra që mund të diskutoni dhe nuk mbështeteni tek njëri-tjetri për të zgjidhur probleme që mund t'ju dalin.
- Lidhja juaj s'është ekskluzive.
Ti dhe partneri yt nuk e keni vendosur që do të dilni vetëm me njëri-tjetrin dhe ndërsa takoheni sporadikisht ata mund të bëjnë dhe takime të tjera. Opsionet e tyre janë të hapura.
- Nuk ka një të ardhme në horizont.
Nuk bëni plane për çfarë do të ndodhë me ju sepse mund të mos e shihni më njëri-tjetrin nesër. Mund ta gjeni veten duke menduar nëse është fiks kjo ajo që doni prej tyre.
#2. Tregohuni të ndershëm në lidhje me ndjenjat tuaja dhe kërkoni çfarë doni
- Eshtë e rëndësishme t'i komunikoni personit tjetër pritshmëritë që keni nga lidhja.
-Jo gjithmonë përgjigja është ajo që prisni ju, por të paktën do të jeni të qartë.
Nëse pasi të keni biseduar, kuptoni që keni keqkuptuar ndjesitë apo qëllimet e personit tjetër, përdoreni si një leksion dhe bëjini vetes pyetjet e mëposhtme.
1. A më dha sinjale ai që s'ishte i interesuar që prej fillimit?
2. A e shmanga unë komunikimin e ndjesive të mia?
3. A ja vlejti i gjithë ky raport?
# 3. Komunikoni hapur, jo ë mënyrë pasive
Mos prisni t'ju kuptojnë nëse flisni me nënkuptime apo përmes gjesteve. Tregojini hapur nevojat, qëllimet dhe pritshmëritë që keni. Kjo do të parandalojë një lëndim të mundshëm në të ardhmen.
Burimi: Psychology Today