KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Anabelizim

“Çfarë s’kam guxim t’u them prindërve?”: Përgjigjet prekëse nga ndjekësit tanë

“Çfarë s’kam guxim t’u them
@themindsjournal/ Pinterest

 
Mbrëmë pyetëm ndjekësit se “Çfarë s’kanë guxim t’u thonë prindërve” dhe përgjigjet e tyre ishin tejet të papritura dhe prekëse. Më poshtë, po ndajmë disa me ju!
 
1. “Babit: E di që e tradhtoje mamin me mësuesen time të parë, më përdorje edhe mua për ta takuar më shpesh. Akoma nuk e kuptoj se si mendonte se unë nuk e kuptoja”.
 
2. “Do të doja t’i thoja babit tim që kurrë s’do t’ia fal që dhunoi mamin dhe vinte në shtëpi i alkoolizuar, bërtiste dhe më vinte në mes të gjithçkaje. Edhe pse ai ka ndryshuar, s’do ia fal asnjëherë”.
 
3. “Që jam gay”.
 
4. “Dua t’i them babit që sado që kam filluar t’i flas, s’do ia fal kurrë që kur u bëra 22 vjeç, ai u nda me mamin dhe thoshte që ne nuk ishim fëmijët e tij dhe se kishte nevojë të krijonte familjen e tij. Një traumë që më bëri të kaloj krizë nervore”.
 
5. “Babit që nuk jeton më: Më vjen keq që na rrite me ftohtësi dhe kisha turp të të përqafoja pa arsye. Tani pendohem kaq shumë që nuk e kam mundësinë”.
 
6. “Jua kam falur që latë vëllezërit të komandonin jetën e gocave tuaja dhe (ata) na shkatërruan jetën me dhunë dhe vendime me zor. Do të doja që të ishit gjallë tani dhe t’ju tregoja se sa e fortë jam bërë dhe që askush nuk vendos më për jetën time”.
 
7. “Ju them prindërit që faleminderit që më futët në depression, që më bëtë të pavlerë sa herë merrja një notë të keqe, që më ngulitët në tru që një vajzë nuk ia del dot pa një djalë, që një gocë që del natën dhe mban veten është k*rvë. Faleminderit që nuk më latë të shijoja një ditë jetën time”.
 
8. “Do të doja shumë të isha pranë teje kur dhe frymën e fundit, ba. Pengu më i madh i jetës. Të kërkoj çdo ditë. Edhe pse kam krijuar familjen time, pa ty s’është e plotë. Të dua, busho”.
 
9. “Që komshiu tentoi të më prekte në vendet intime”.
 
10. “Ngacmimin seksual që kam pasur nga kushëriri në moshë të vogël dhe më e keqja, s’kuptoja asgjë dhe nuk fola në momentin kur ndodhi”.
 
11. “Që prej jush tentova vetëvrasjen. Dhuna juaj ndaj njëri-tjetrit dhe meje më ka ardhur në majë të hundës. Mezi po pres të iki larg jush”.
 
12. “Si t’u them prindërve që mjeku ka thënë: “Harrojeni që vëllai të shërohet, por ta shtyjë sa ta shtyjë me kimioterapi?”.
 
13. “Falenderoj mamin që pas divorcit të saj ka sakrifiuar gjithë rininë e saj për t’u kujdesur për ne që të mos rritemi me urrejtje ndaj babit, të kemi besim te vetja dhe te njerëzit. Divorci ka qenë zgjidhja më e mirë e saj, për të dhe për ne”.
 
14. “Që t’i thoja babit se më ka lënë trauma nga ato vetëvrasjet e tua në tentativë. Çdo natë fle me makthe. Më kujtohet kur të gjeta shtrirë në tokë në mesnatë dhe të mata pulsin. Ende merrje frymë, por ajo ditë është traumatike”.
 
15. “Fakti që kam dëshmuar të dy të kryejnë vetëvrasje nga zënkat me njëri-tjetrin. Më ka shkaktuar të gjithë ankthin dhe probleme të tjera psikologjike që kam sot”.
 
16. “Që kushëriri im ka tentuar të abuzojë seksualisht me mua, sepse e di që po t’ua thoja do u dukej e pavërtetë”.
 
17. “Mamit: Merre guximin dhe kundërshtoi njerëzit aty ku duhet, kushdo qofshin! Asnjë mbi veten”.
 
18. “I them babit tim pijanec që s’do e fal kurrë për çdo gjë që na ka shktaktuar neve dhe mamit. Kam pasur makthe për vite të tëra për shkakun tënd. Shoh jetën time tashmë dhe nuk më ndikon më si më parë, por traumat kanë ngelur gjithsesi”.
 
19. “Që për shkak të tyre unë sot kam frikë të krijoj familje, kam pasiguri dhe mendoj se do të përjetoj të njëjtën gjë”.
 
20. “Babit tim do i thoja: “Vëllai yt më ka ngacmuar seksualisht”.
 
21. “Babit tim: S’do të ta fal kurrë që s’më dole në mbrojtje kur vëllai yt më ngacmoi. Ti s’më besove. Më vjen turp që jam bija jote”.
 
22. “I them babit që vëllai yt ka përdhunuar motrën që sot s’jeton më dhe s’e fal dot. Që kur ma ka thënë mami, më vjen turp që kam të njëjtin gjak me ta!”.
 
23. “I them babit që ishe ti shkaku që tentova vetëvrasjen, jo ai djali që ti mendoje si shkak! S’më ke lënë të jetoj jetën. Më vjen neveri kur kujtoj të gjitha fjalët e ndyra që thoje ndaj nesh kur ktheheshe në shtëpi i dehur”.
 
24. “Sa dhimbje ndiej që sot jam më shumë se kurrë e dërmuar nga jeta që më mësuat ju. S’jua fal ngacmimet seksuale të njerëzve që na rrethonin, aq më tepër të vëllait dhe shikimet perverse të babit. Rritët disa vajza me trauma që s’ia dolën asnjëherë ta duan veten”.
 
25. “U them prindërve që për shkakun tuaj nuk di të kem lidhje emocionale me njerëzit, kam frikë nga lidhjet, nga njohjet. Sado dua një djalë të qëndrueshme në jetë, e kam të vështirë, sepse sabotoj lidhjet për shkak të mënyrës se si prindërit më kanë rritur”.
 
26. “Çuni i xhaxhait më ka përdhunuar. E gjetsh nga Zoti!”.
 
27. “Do i thoja babit që nëse ka ndër mend të kthehet, të ndërrojë mendje se nuk do ta gjejë më atë fëmijën 6-muajsh që la. Kanë kaluar 20 vite. Më fal, por të urrej”.
 
28. “Më kanë lënë me trauma të dy kush tradhtoi kë dhe për “të fituar pikë” tek unë tregonin të zezat e njëri-tjetrit. Nga kjo, sot jam 26 vjeç dhe akoma s’kam krijuar lidhje, sepse nuk i besoj askujt. Ata janë akoma bashkë”.
 
29. “Babit: Më vjen shumë keq për çdo traumë dhe dëm emocional dhe shpirtëror që të është bërë në çdo etapë të jetës, por nuk kishim pse të vuanim edhe ne fëmijët me ty. Pavarësisht gjithçkaje, të dua shumë”.
 
30. “I them mamit tim dhe vetes që para disa ditësh mori lajmin se ka një masë tumoriale femër në gjoks dhe do t’i duhet të bëjë kimioterapi, se do ia dalë dhe gjithçka do të shkojë mirë”.
 
31. “Nuk i kam treguar mamit që e kam parë babin duke e tradhtuar. Për fat të mirë, janë divorcuar”.
 
32. “Mamit: Para 24 viteve, kur isha 7 vjeç, nuk humba vetëm babin, por të humba edhe ty, sepse ti nuk ishe më e njëjta për shumë vite pas tragjedisë. Kur ti qaje dhe nuk dëgjoje dot muzikë, qaja edhe unë fshehtas”.
 
33. “I mendoja si çiftin perfekt, derisa plasi e gjitha. Mami thoshte se ai e ka detyruar të bëjë treshe prej vitesh dhe e tradhtonte; babi thoshte se ajo e kishte tradhtuar me shokun dhe vendoste armën në kokë se do të bënte vetëvrasje. Më kanë shkatërruar jetën dhe tani më pyesin se pse nuk martohem”.
 

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"