KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Relationships

Çuna, vëmendje! Gocat zbulojnë gjërat më të këqija që mund të bëni në takimin e parë

Çuna, vëmendje! Gocat zbulojnë gjërat më të

Takimet e para janë gjithmonë sfiduese: emocionet të ngatërrojnë, truri të bllokohet, ndonjëherë ndihesh sikur ke harruar si të flasësh. Por disa gjëra duhet t’i shmangni me çdo kusht, sepse një lëvizje e gabuar dhe… puf, mbetët pa takim të dytë. Gocat e "Pa Manual" nga Andale Media kanë zbuluar disa nga gafat më të mëdha që çunat bëjnë në takimet e para. Mbani shënime!


1. Mos shkoni me tuta/veshje sportive

Vajzat shpenzojnë dy orë para pasqyrës për t’u bërë gati dhe ju vini me tutat e palestrës?! Kjo është receta perfekte për t’u dukur si “Balkan couple” (ju e dini për çfarë e kanë fjalën). Një palë xhinse dhe një këmishë e thjeshtë nuk kanë vrarë askënd deri më sot.


2. Mos e bëni kurrë këtë pyetje: “Sa ke pasur para meje?”

Kjo është pyetja më e keqe që mund të bëni. Çfarë prisni si përgjigje? Një numër që do t’ju qetësojë shpirtin? Po sikur të jetë më i madh nga ç’e imagjinonit? Apo më i vogël dhe të ndiheni të pavlerësuar? Në çdo rast, kjo pyetje s’ka një fund të lumtur. Për këtë arsye, vajzat kanë një mekanizëm mbrojtës: përgjigjja standarde “Kam pasur vetëm dy para teje.” Dhe me kaq mbyllet diskutimi.


3. Kujdes me vendin e takimit

Një darkë e këndshme, një kafene e lezetshme - mjafton! Po një takim te “Pamja” ose diku në anë të autostradës?! Kjo është JO me shkronja të mëdha. Sipas gocave të “Pa Manual” vendi i takimit tregon shumë për synimet tuaja, ndaj zgjidheni me mend.


4. Mos flisni kurrë për ish-in 

Kjo është një tjetër gafë fatale. Nëse s’keni kaluar akoma periudhën e ish-it, merrni kohën tuaj, por mos e ngarkoni vajzën me kujtimet tuaja të vjetra. Asnjë gocë nuk ka qejf të dëgjojë emrin e një femre tjetër në takimin e parë. Duhet ta shmangni me çdo kusht këtë bisedë.


5. Kujdes me aksesorët e ekzagjeruar

Nëse keni varëse të trasha ose unaza aq të mëdha sa mund të përdoren si armë mbrojtëse, ndoshta duhet t’i lini në shtëpi. Aksesorët e tepruar nuk të bëjnë të dukesh më tërheqës, por si dikush që po përpiqet shumë për të rënë në sy.

Nëse e gjeni veten duke bërë një nga këto gabime, mos u shqetësoni, ende keni kohë të mësoni. Vetëm mbani mend një rregull të thjeshtë: bëhuni të sjellshëm, tregoni interes të vërtetë dhe mbi të gjitha, mos vishni tuta. Gjithçka tjetër mund të rregullohet!

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"