Metropolitan

Drama vazhdon! Blake ka një kërkesë për gjykatën dhe po, ka lidhje me Taylor Swift

Drama vazhdon! Blake ka një kërkesë për gjykatën dhe
Getty Images

Kur do marrë fund kjo dramë? Kurrë!

 

Blake Lively ka paraqitur një kërkesë për gjykatën, në mënyrë që të lëshohet një “urdhër mbrojtjeje” kundër aksesit që Justin Baldoni ka në mesazhet e saj me Taylor Swift.

Aktorja e “Age of Adaline” paraqiti dokumente para gjyqtarit të New York-ut, Lewis J. Liman, i cili ka mbikëqyrur çështjen deri më tani, duke pretenduar se përpjekjet e regjisorit dhe ekipit të tij për të siguruar bisedat e saj me këngëtaren, qëllimisht përdoren si “taktikë” për të shfrytëzuar Swift-in dhe fansat e saj.

Drama vazhdon! Blake ka një kërkesë për gjykatën dhe
 
Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Blake Lively deklaron se komunikimi i saj me Taylor “nuk ka të bëjë” me padinë që ajo ka ngritur kundër aktorit dhe që mesazhet “janë të parëndësishme” për pretendimet e kompanisë Wayfarer.

“Gjatë procesit gjyqësor, veçanërisht gjatë muajit të kaluar, palët e Wayfarer e kanë përdorur vazhdimisht emrin e znj. Taylor Swift si pjesë të strategjisë së tyre mediatike”, thuhet në dokument.

Ndërsa ekipi i Baldoni-t hoqi dorë nga hetimi i tyre për Taylor dhe miqësinë e Blake Lively-t me të, duke pretenduar që i kishin siguruar informacionet që u nevojiteshin — ekipi i Lively-t i tha gjyqtarit se ndjekja e mëtejshme do të ishte “e panevojshme, e tepruar dhe e paarsyeshme.”

“Justin Baldoni dhe palët e Wayfarer po vazhdojnë të kërkojnë qasje në komunikimet private të Taylor Swift — pavarësisht se më parë deklaruan se ‘i kishin marrë të gjitha informacionet që u nevojiteshin,'” tha për Page Six zëdhënësi i Blake.

“Siç pasqyrohet edhe nga dokumentet e dorëzuara sot, qëllimi i tyre për të tërhequr Taylor Swift-in në këtë çështje ishte i dukshëm që nga gushti 2024, kur ekipi i tij, i udhëhequr nga Melissa Nathan, e përfshiu emrin e saj në dokumentin e tyre”.
 
Deklarata përfundon: “Përpjekjet e vazhdueshme për të përdorur sërish yllin më të madh të botës si taktikë PR-i pasqyrojnë një shthurje publike të përmasave epike — dhe shërbejnë vetëm për të larguar vëmendjen nga fakti që paditë e Justin Baldoni-t kundër Blake Lively, Ryan Reynolds, publicistit të tyre dhe The New York Times, u hodhën poshtë.”

Drama vazhdon! Blake ka një kërkesë për gjykatën dhe

Regjisori, 41 vjeç, fillimisht e përfshiu këngëtaren pop në betejën e tij ligjore me Blake Lively-n në janar, kur ai ngriti një kundërpadi 400 milionë dollarëshe ndaj aktores “A Simple Favor” dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds. Avokati i tij, Bryan Freedman, pretendoi se Taylor ishte e pranishme në një takim të rëndësishëm mes dy aktorëve.
 
Ai po ashtu deklaroi se ylli i “Gossip Girl”, 37 vjeçe, përdori miqësinë e saj me Swift-in si armë për të marrë nën kontroll xhirimet e filmit.
 
Megjithatë, në një vendim paksa shokues, padia e regjisorit kundër çiftit të njohur u hodh poshtë nga gjyqtari i çështjes— po ashtu edhe padia e tij 250 milionë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times. Si Blake, ashtu edhe The New York Times e përshëndetën vendimin e gjykatës, ndërsa Justin ka ende kohë për të mbledhur prova të mjaftueshme për të ngritur një tjetër padi.



REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎