Ka nga ata që i kanë veshur gjithmonë dhe nga ata që i kanë (ri)zbuluar së fundmi falë “Miuccia Prada” që i prezantoi sërish në pistën e Miu Miu për sezonin Pranverë-Verë 2024, duke i bërë menjëherë këpucët më të dëshirueshme të sezonit.
Po flasim për këpucët e famshme që ndërthurin elegancën e një loafer/ të sheshtat me elegancën dhe rehatinë.
Të krijuara për një qëllim specifik – të dizenjuar në vitet 1930 nga Paul Sperry (prandaj marka ende prodhon modelin origjinal Top Sider) për të siguruar që marinarët të kishin këpucë më të sigurta dhe të përshtatshme në varkat e tyre – ato hynë ngadalë në veshjet e zakonshme dhe u bënë një kryefjalë e vërtetë e stilit.
Këpucët kombinohen tradicionalisht me pantallona të bardha, xhinse, pantallona të shkurtra dhe bluza klasike, por siç e kemi vënë re në pasarelat e fundit, sot ato plotësojnë në mënyrë origjinale kombinimet e vajzave, nga veshjet në zyrë deri te veshjet darkave.
Këto këpucë janë një investim që nuk duhet të mungojnë në koleksionin tuaj, ndaj ja tek keni disa sugjerime:
Burimi: Marie Claire