Metropolitan

E prisnim dhe ndodhi! Takohen pas 19 muajsh princi Harry dhe mbreti Charles

E prisnim dhe ndodhi! Takohen pas 19 muajsh princi Harry dhe mbreti Charles
Getty

Princi Harry dhe mbreti Charles janë ritakuar ballë për ballë! Kjo është një ngjarje e shënuar për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar, pasi për herë të fundit, babë e bir u panë në shkurt të vitit 2024, pak pasi mbreti Charles, 76 vjeç, zbuloi se po trajtohej nga kanceri.

E prisnim dhe ndodhi! Takohen pas 19 muajsh princi Harry dhe mbreti Charles
 
Princi Harry, 40 vjeç, u pa duke mbërritur me makinë në “Clarence House”, rezidenca e mbretit në Londër, rreth orës 17:20 me kohën lokale më 10 shtator. Ai qëndroi brenda për rreth 55 minuta, përpara se të largohej. Pas takimit, pallati Buckingham konfirmoi se mbreti kishte një takim privat çaji në Clarence House me Dukën e Sussex-it dhe tha se nuk do të jepeshin detaje të tjera.

E prisnim dhe ndodhi! Takohen pas 19 muajsh princi Harry dhe mbreti Charles
 
Princi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar më 8 shtator për të mbështetur disa nga bamirësitë dhe kauzat e tij kryesore. Pas mbërritjes në vendlindje dhe nderimit të mbretëreshës Elizabeth në përvjetorin e tretë të vdekjes së saj më 8 shtator, Harry mori pjesë në ceremoninë e çmimeve “WellChild”. Të nesërmen, ai udhëtoi në Nottingham, Angli, rreth 210 kilometra në veri të Londrës, për të mbikëqyrur punën që po bëhet për të rinjtë atje.
 
Megjithatë, mbreti i kërkoi Harry-t që të mos jepte asnjë intervistë rreth takimit. Ky ishte kushti i tij dhe Harry e respektoi. Kur princi u pyet për takimin dhe si ishte i ati, ai u përgjigj thjesht: “Shkëlqyeshëm!”.
 
Rikujtojmë se marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje të shumta, qysh prej vendimit të Harry-t dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për të vijuar jetën e tyre në SHBA. Harry nuk i ka kursyer intervistat e tij bombastike, si dhe ka folur jo dhe aq pozitivisht për familjen mbretërore në librin e tij me kujtime, “Spare”. Por, pas disa kohësh, ai u shpreh për BBC se donte të ritakohej me të atin dhe të normalizonin marrëdhënien e tyre.

 

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti