Showbiz

Egli reagon për herë të parë për të sharat 'Serbi, Serbi...' në koncertin e Drenicës

Egli reagon për herë të parë për të sharat
Foto: Egli Tako, "The Dalina Show"/ Andale Media

E ftuar në “The Dalina Show”, në Andale Media, Egli Tako ka reaguar për herë të parë mbi zhurmën e madhe që u krijua kur, në një koncert të saj në Drenicë të Kosovës, njerëzit në publik thirrën njëzëri ofendimin e njohur ndaj Serbisë dhe dukej se Egli mbështeti momentin.

Egli reagon për herë të parë për të sharat

E pyetur nga Dalina për të sqaruar veten, Egli u përgjigj:

"Më vjen shumë mirë që e bëre këtë pyetje. Ndër gjithë fjalët që janë folur për mua, ndër gjithë gjërat që janë diskutuar, mund të kem reaguar një herë ose dy herë deri tani në totalin e këtyre 200 mijë herëve dhe nuk e kam pasur fare ndër mend që të bëja një reagim në rrjetet sociale, por meqënëse ti po ma drejton si pyetje më vjen mirë sepse dhe unë kam pasur dëshirë brenda vetes ta sqaroj një herë e mirë këtë muhabet."

Si fillim, ajo “justifikoi” disi veprimin e saj me argumentin se nuk ishte artistja e parë që e bënte këtë veprim në skenë:

"Ajo çfarë unë kam bërë në atë skenë, dua ta nis së pari duke thënë që është bërë nga mbi 20 artistë të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe vlen për ta theksuar, të Shqipërisë dhe të Kosovës përpara meje. Unë të them të drejtën s'është se e mbaj veten për ndonjë gocë me kaq shumë influencë sa të sfidoj emra si Noizy, si Finem, si artistë që posedojnë hit-e me nga 200 milionë klikime në YouTube dhe paguhen nga 20-25 mijë euro në koncerte. Megjithatë, ju faleminderit shumë të gjithë atyre njerëzve që u ka rënë në vesh kjo e imja, jo emrave të tjerë."

Më tej, ajo sqaroi se e kishte planifikuar paraprakisht të këndonte këngën e Adem Jasharit, por kurrsesi duke parashikuar atë që do ndodhte më pas:

"Gjëja ka ndodhur në formë të tillë, unë duke qenë se isha në Drenicë, pra kisha një koncert në Drenicë, brenda repertorit tim e ndjeva që ta këndoja këngën e famshme të Drenicës. Unë e ndjeva, e dija që do isha në Drenicë dhe po të shohësh në telefonin tim kam video përpara se të nisesha. Po bëja prova në Tiranë, për ta kënduar këngën sepse nuk kam qenë edhe në maksimumin tim vokal. Po nuk ma ndjente, thjesht doja që ta këndoja atë këngë dhe e dija që do ta këndoja sido që të dilte."

Egli shpjegoi më pas momentin e mbulimit me flamurin e Shqipërisë, si një mënyrë për të mbuluar veshjen “e papërshtatshme” që ndodhej poshtë:

"Në momentin kur unë kam marrë flamurin, duke qenë që isha me një crop top me gurë, një veshje koncerti, për t'i dhënë këngës pak atë peshën dhe rëndësinë që ajo ka dhe për të mos dalë me një dekolte pak të hapur, mora flamurin e Shqipërisë dhe u mbulova, po kot nuk i thonë që ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’, dhe çfarëdo që të bësh, ai që do të komentojë, do ta komentojë dhe ti plas në vend."

Ky ishte momenti që Egli tregon se njerëzit filluan të thërrisnin shprehjen e famshme:

"E kam vënë flamurin dhe kam filluar të këndoj këngën. Në momentin që unë kam qenë duke vendosur flamurin, turma poshtë fillon dhe thotë 'Serbi, Serbi...' dhe atë pjesën tjetër që e dimë të gjithë tani, mos të bëjmë sikur jemi rritur në Paris."

Më tej, ajo shpjegoi se e ndjeu tejet të natyrshme të ishte pjesë e atij momenti:

"Dhe vetëm vazhdonin dhe e thonin, dhe për një moment, e ndjeva të natyrshme të bashkohesha me ta. Në fund të ditës unë mund të mos jem e Kosovës, unë mund të mos kem vuajtur luftën e tyre, ama unë vij nga një familje që ka dhënë jetën për luftën tonë, Nacional-Çlirimtare këtu në vendin tonë.

Më kanë vdekur personat dhe njerëzit e familjes, nga e cila kam marrë dhe emrin. Vij nga një gjysh që më ka rritur që copë mishi, deri 18 vjeç, duke më folur për këtë luftë, duke qenë partizan.

E ndjeva të isha pjesë e asaj që po thonin, në fund të ditës, patjetër ne marrëdhëniet diplomatike mund t'i kemi shumë të mira me Serbinë, por sigurisht që unë nuk e dua kurrë Serbinë. Ajo gjë i ka ndodhur vendit tonë, Kosova për mua është njësoj si Shqipëria."

Egli theksoi në fund se nuk e nisi ajo si veprim, sado që nuk pendohet pse ndodhi ajo që ndodhi:

"Unë nuk e iniciova këtë gjë. Nuk ishte ky rasti. Turma kishte nisur dhe një moment thashë 'OK, në fund të ditës, ç'të keqe ka?' dhe thjesht kam thënë 'Serbi, Serbi...' pastaj pjesën tjetër nuk kam nxjerrë asnjë fjalë tjetër nga goja."

Intervistën premierë e ndiqni më poshtë:

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

Egli reacts for the first time to the 'Serbia, Serbia...' insults at the Drenica concert

Egli reagon për herë të parë për të sharat
Photo: Egli Tako, "The Dalina Show"/ Andale Media

Invited to "The Dalina Show" on Andale Media, Egli Tako has reacted for the first time to the huge uproar that was created when, at one of her concerts in Drenica, Kosovo, people in the audience unanimously shouted the well-known insult against Serbia and it seemed that Egli supported the moment.

Egli reagon për herë të parë për të sharat

Asked by Dalina to clarify, Egli replied:

"I'm so glad you asked this question. Among all the words that have been said about me, among all the things that have been discussed, I may have reacted once or twice so far in the total of these 200 thousand times and I had no intention of making a reaction on social networks, but since you are asking me a question, I am glad because I also had the desire within myself to clarify this conversation once and for all."

To begin with, she somewhat "justified" her action with the argument that she was not the first artist to do this on stage:

"What I have done on that stage, I want to start by saying that it has been done by over 20 other artists from Albania and Kosovo, and it is worth emphasizing, from Albania and Kosovo before me. To be honest, I do not consider myself to be a chick with so much influence that I challenge names like Noizy, like Finem, like artists who have hits with 200 million clicks on YouTube and are paid 20-25 thousand euros at concerts. However, thank you very much to all those people who have heard of mine, not other names."

Further, she explained that she had planned to sing Adem Jashari's song in advance, but in no way anticipating what would happen next:

"It happened in this way, since I was in Drenica, so I had a concert in Drenica, within my repertoire I felt like singing the famous Drenica song. I felt it, I knew I would be in Drenica and if you look at my phone I have a video before I left. I was rehearsing in Tirana, to sing the song because I wasn't at my vocal best. If I didn't feel like it, I just wanted to sing that song and I knew I would sing it no matter what."

Egli then explained the moment of covering herself with the Albanian flag as a way to cover up the "inappropriate" clothing underneath:

"The moment I took the flag, since I was wearing a crop top with stones, a concert outfit, to give the song a little of the weight and importance it has and not to appear with a slightly exposed cleavage, I took the Albanian flag and covered myself, but it's not for nothing that they say 'get up because I killed you, get down because I killed you', and whatever you do, whoever is going to comment, will comment on it and you'll burst into tears."

This was the moment Egli says people started chanting the famous phrase:

"I put up the flag and started singing the song. The moment I was putting up the flag, the crowd below started chanting 'Serbia, Serbia' and that other part that we all know now, let's not pretend we grew up in Paris."

She further explained that it felt very natural to be part of that moment:

"And they just kept saying it, and for a moment, it felt natural to join them. At the end of the day, I may not be from Kosovo, I may not have suffered their war, but I come from a family that gave its life for our national liberation war here in our country. The people and people of my family, from whom I got my name, have died. I come from a grandfather who raised me from a piece of meat until I was 18, talking to me about this war, being a partisan. I felt like I was part of what they were saying, at the end of the day, of course we can have very good diplomatic relations with Serbia, but of course I never love Serbia. That thing happened to our country, Kosovo for me is the same as Albania."

Egli ultimately emphasized that she did not initiate the action, although she does not regret why what happened happened:

"I didn't initiate this. That wasn't the case. The crowd had started and at one point I said 'OK, at the end of the day, what's the harm?' and I just said 'Serbia, Serbia...' and then the rest of the time I didn't say another word."

Watch the premiere interview below: