Fashion & Beauty

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që zgjedhim

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

Ka raste kur, përpara se të mbërrijmë në takimin e planifikuar me estetisten, tashmë e kemi vendosur se çfarë ngjyre do të zgjedhim. Ndonjëherë është një vendim spontan i momentit, herë të tjera, një zgjedhje më e vetëdijshme që reflekton gjendjen tonë emocionale.

Sipas autores dhe ekspertes së ngjyrave, ëalaa, ngjyrat që zgjedhim, qoftë në rroba apo në thonj, luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si e përjetojmë botën dhe veten. Ato mund të ndikojnë ndjeshëm në humorin tonë dhe në mënyrën si shprehemi.

Më poshtë janë gjashtë nuanca të njohura dhe kuptimet që ato mbartin sipas Walaa:

E kuqe – Energji dhe veprim

Ngjyra e pasionit dhe dinamizmit. E kuqja na shtyn drejt lëvizjes dhe mund të shërbejë si një nxitës i fuqishëm i humorit të mirë.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

Portokalli – çlirim emocional

Portokallia na ndihmon të çlirojmë trishtimin dhe na jep forcën për të ecur përpara, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë praktik.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

E verdhë – Vetëbesim dhe gëzim

Një e verdhë pastel na mbush me ndjenja pozitive dhe forcon marrëdhënien me veten tonë, duke na bërë të ndihemi më të sigurt.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

Rozë – Dashuri për veten

Ngjyra e butësisë dhe kujdesit. Roza na kujton të jemi të mirë me veten dhe të lejojmë kohën të na sjellë shërimin e brendshëm.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

Vjollcë – Krijimtari dhe intuitë

Vjollca frymëzon mendimet e thella dhe na ndihmon të lidhemi me anën tonë kreative dhe shpirtërore.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

Jeshile – Balancë dhe ndjeshmëri

E gjelbra është ngjyra e pranimit. Ajo na mbështet për të pranuar të gjitha aspektet e vetes dhe për të krijuar një ndjenjë të brendshme ekuilibri.

Çfarë tregon për ne ngjyra e manikyrit që  zgjedhim

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎