Aktori i humorit, Gazmend Paja, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ndërsa ende nuk janë të qarta motivet se përse aktori është thirrur nga SPAK, në një prononcim për mediat ai zgjodhi të përgjigjej me ironi.
“Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe pa dashje më mori celularin tim dhe ia solla të tijin dhe ja mora timin. Nuk ia di emrin, ishte rastësi”, tha ai për gazetarët.
Aktori është akuzuar nga opozita për përfitim të një trualli 133 mijë metra katrorë në Dhërmi me statusin e investitorit strategjik.
Megjithatë, nuk është e qartë arsyeja e thirrjes së tij nga ky institucion i drejtësisë.
Artikuj të sugjeruar: