Showbiz

Gjërat po rregullohen? Pas thashethemeve se janë pranë divorcit, Justin dhe Hailey shfaqen bashkë

Gjërat po rregullohen? Pas thashethemeve se janë pranë divorcit,
Photo Credit: Gotham/GC Images via Getty Images

Justin Bieber dhe Hailey Bieber u shfaqën së fundmi bashkë, pas raportimeve se mes tyre ka një krizë në çift, e cila mund të çojë në një divorc. Dyshja u fotografua në një koncert, gjatë performancës së Martin Garrix në State Historic Park.

Ata ishin në sektorin e VIP-ave dhe Hailey i dhuroi një buzëqeshje të shoqit.

Në një tjetër video që qarkullon në rrjetet sociale, Justin shihet duke i vendosur dorën në qafë Hailey-t.

Gjërat po rregullohen? Pas thashethemeve se janë pranë divorcit,

Kjo dalje vjen mes zërave që thonë se Hailey dhe Justin po kalojnë një periudhë të vështirë. Një burim i tha Entertainment Tonight se çifti është duke “u zënë shpesh” dhe se “Justin irritohet lehtë dhe mendon se Hailey është sipërfaqësore sa i përket mënyrës si duket marrëdhënia e tyre në sytë e publikut.”

Gjërat po rregullohen? Pas thashethemeve se janë pranë divorcit,

Ata shtuan gjithashtu se “mungesa e motivimit nga ana e Justin-it është shqetësuese” dhe se “gjërat nuk janë mirë.”

Një person tjetër u shpreh Us Weekly se “Justin po kalon një periudhë të vështirë dhe Hailey po i jep hapësirë për t’u rikthyer siç ka qenë. Ai po përpiqet, por është e vështirë. Gjërat kanë qenë shumë të tensionuara muajin e fundit. Hailey është e shqetësuar për Justin-in, sidomos tani që kanë një fëmijë. Ai nuk ka qenë në këtë gjendje të mirë prej kohësh, ndaj ka arsye për shqetësim.”
 
Burimi anonim shtoi gjithashtu se mundësitë që ata të divorcohen “janë shumë të vogla, sidomos për shkak të besimit të tyre fetar” dhe se në fund “ata besojnë se janë shpirtra binjakë dhe të destinuar për njëri-tjetrin. Do bëjnë gjithçka për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Ai është pak i paparashikueshëm dhe Hailey po i lë hapësirë për këtë. Ata do ta kalojnë këtë periudhë.”
 
Epo, shpresojmë!

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎