Red Carpet

Halle Berry ‘thyen’ kodin e veshjes në Kanë me një fustan që s'mund të injorohet

Halle Berry ‘thyen’ kodin e veshjes në Kanë me një

Halle Berry është një nga emrat e mëdhenj që kanë shkelur tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2025, dhe këtë herë, vëmendja nuk ishte vetëm për faktin që është Halle Berry. Aktorja u shfaq në premierën e “Mission Impossible: The Final Reckoning” me një fustan të markës Celia Kritharioti – një model me korse dhe fund me shumë volum, në ngjyrë rozë dhe një bisht të gjatë në ngjyrë të zezë.

Halle Berry ‘thyen’ kodin e veshjes në Kanë me një

Veshja, e kombinuar me bizhuteri Chopard dhe këpucë me takë të zbukuruara me gurë, u konsiderua si një zgjedhje e guximshme, sidomos në kontekstin e rregullave të reja të festivalit.

Halle Berry ‘thyen’ kodin e veshjes në Kanë me një

Pak para fillimit të festivalit, organizatorët përditësuan një dokument që përfshin rregullat e pjesëmarrjes. Ndër ndryshimet më të rëndësishme ishte ndalimi i nuditetit në çdo ambient të festivalit dhe gjithashtu u theksua:

“Për arsye organizative, veshjet me volum të tepruar, veçanërisht ato me bisht të gjatë, që pengojnë qarkullimin e të ftuarve apo krijojnë vështirësi në ulje, nuk lejohen. Stafi është i detyruar të ndalojë hyrjen në tapetin e kuq për këdo që nuk i respekton këto rregulla.”

Halle Berry ‘thyen’ kodin e veshjes në Kanë me një

Fustani, për hir të së vërtetës, nuk është aspak modest: fundi bubble, bishti i gjatë. Pra, vështirë të thuash se Halle Berry ndoqi protokollin. Por qartazi, me këtë pamje mbresëlënëse, i bëri organizatorët t’i harrojnë rregullat.

Artikuj të rekomanduar:

REELS

Mos harroni: E zeza nuk del kurrë nga moda

Djale, ajo nuk eshte mami jot Eva! Ajo eshte Gabriel Solis t’lutna shume!

Videon e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

Nuk kuptoj turqisht, por e kuptoj 100% çfarë po thonë në këtë video😂

Breaking news! Ne e dimë se ç'i duhet çdo biznesi! Na kontakto tani dhe njihu me super ofertën 🤝

Hailey Bieber tallet me aludimet e fansave ne kete interviste per revisten “Vogue” (eshte edhe kopertina e muajit)

nëse numrat në llogarinë bankare s’kanë fund 💰

Tag shoqen dhe thuaji: “A të thashë?” 🤨

🤯

Peshorja duke dalë për kafe, pasi u tha të gjithëve që do vishej thjesht fare