Horoscope

Këto shenja do të shkëlqejnë në karrierë këtë muaj

Këto shenja do të shkëlqejnë në karrierë

Nga paga e ulët te orët e zgjatura, ka plot arsye pse dikush mund të ndjehet sikur nuk po ia del dot në punë. Por lajmi i mirë është që, sipas yjeve, situata po përmirësohet ndjeshëm për tre shenja të horoskopit para se të mbyllet qershori 2025.

Gaforrja

Nuk ka dyshim që Gaforret kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë viteve të fundit, por më në fund universi po kthehet në anën e tyre. Gjërat po ndryshojnë për mirë në shumë fusha të jetës, veçanërisht në aspektin profesional. Me Jupiterin, planetin e fatit dhe bollëkut, që hyn në sektorin e tyre më 9 qershor, një valë energjie pozitive pritet të prekë karrierën. Një projekt i ri krijues, një mundësi për të marrë vlerësimin që meritojnë, janë në horizont. Tashmë përpjekjet po shpërblehen, dhe dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për ngjitjen e tyre në karrierë. Këshilla? Vazhdoni të punoni me përkushtim dhe mos i nënvlerësoni arritjet tuaja.

Peshorja

Për Peshoret, qershori sjell një kthesë të madhe në aspektin profesional. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Gaforres, përparimi në karrierë është më i theksuar se kurrë. Mund të jetë momenti i duhur për të marrë një promovim, një bonus të konsiderueshëm apo edhe thjesht për të rënë në sy për punën e mirë që bëjnë. Ky ndikim pozitiv do të zgjasë deri në qershorin e ardhshëm, ndaj shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi.

Shigjetari

Si shenja që udhëhiqet nga Jupiteri, Shigjetarët shpesh ndihen me fat, por kjo nuk do të thotë se nuk punojnë fort për atë që duan. Qershori 2025 sjell për ta një përmirësim të ndjeshëm në fushën profesionale, veçanërisht pasi Jupiteri hyn në Gaforre. Ky është momenti për t’u fokusuar në qëllimet më të rëndësishme, pa harruar jetën personale. Nëse arrijnë të vendosin kufij të shëndetshëm mes punës dhe jetës private, Shigjetarët do të kenë shumë për të festuar në aspektin profesional gjatë muajve që vijnë.

Burimi: Marie Claire

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎