Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
Google Images

Sezoni i eklipseve është në lëvizje! Më 7 shtator ndodhi Hëna e plotë dhe eklipsi hënor te Peshqit, duke sjellë ndryshime të mëdha. Dielli dhe Mërkuri në Virgjëreshë bashkohen në datën 13, për të sjellë telashe dhe mosmarrëveshje.

Dashi

Je në disa udhëkryeqe, Dash? Ndalo së mbajturi mbi shpatulla peshën e botës dhe problemet e të gjithëve. Sa më pak energji t’u japësh të tjerëve dhe sa më shumë ta rikthesh te vetja, aq më mirë do ndihesh. Shkëpute fijen e negativitetit dhe vendos qëllimin për energji më të mira në jetë.

Demi

Ja si është puna: Miqtë e tu nuk e kanë shumë për zemër këtë personin me të cilin ti po del, prandaj duhet të krijosh një urë që i afron së bashku. Pas disa takimeve, do bëhen shokë të ngushtë. Gjithçka që duhet të bësh është t’i mbledhësh të gjithë për të krijuar njëfarë raporti. Kaq, pa strese dhe problemi u zgjidh!

Binjakët

Aktualisht je tërhequr në dy drejtime të ndryshme. Do jetë sfiduese të gjesh një moment reflektimi, për të marrë një vendim. Merr parasysh të dyja anët e situatës për të kuptuar çfarë do ti. Merr pak kohë për të zgjedhur pasi të kesh folur me miqtë e tu, për të marrë këshillat e tyre.

Gaforrja

Për herë të parë pas një periudhe, mund të përqendrohesh në atë që të duhet në dashuri. Për këtë arsye, fol hapur dhe trego ndjenjat e tua dhe kufijtë. Askush nuk e di çfarë dëshiron përveç nëse ua thua ti. Bëj hapin e parë drejt destinacionit tënd emocional.

Luani

Meqë të pëlqen t’i bësh dhurata vetes dhe të tjerëve për të treguar sa kujdesesh, mund të duhet të ndalosh së përdoruri kartën e kreditit për momentin. Me financat s’i ke shumë mirë punën, ndaj është thelbësore të kontrollosh shpenzimet për të shmangur kolapsin e llogarisë bankare në të ardhmen.

Virgjëresha

Pasiguritë dhe ankthi po të ngjiten pas! Mënyra më e mirë për t’u përballur është të praktikosh afirmime të përditshme që të kujtojnë se sa person fantastik je. Gjithashtu, bëj diçka të mirë për veten, merr një ditë pushimi nga puna ose një shëtitje në natyrë.

Peshorja

Kjo javë të thërret që të lidhesh më shumë me veten. Rezervo kursin që do, ndiq pasionin që ke ëndërruar, bëj një rezervim në restorantin ku ke kohë që do të shkosh, ose shko në kinema pasdite. Shijo eksperiencën dhe shpërbleje veten, Peshore!

Akrepi

Ditët e para të vjeshtës po të shtyjnë të planifikosh një udhëtim jashtë qytetit. Dërgo një mesazh në grup dhe nxiti miqtë e tu të ngushtë të vijnë me ty. Këtë herë, përqendroje pushimin te shërimi dhe rigjallërimi i aurës. Do të ndihesh i/e rifreskuar!

Shigjetari

Puna është më e ngarkuar se kurrë, duke të çuar drejt një fundjave irrituese. Kupto që nuk mund t’i bësh të gjitha, përpara se të shtysh veten në limitin ekstrem. Diçka duhet lëshuar, qoftë durimi apo cilësia e punës. Kërko ndihmë para se të shpërthesh!

Bricjapi

Gati për të bërë një zhytje të thellë në pasionin tënd të ri: Të shohësh me vëmendje të gjitha lëvizjet e partnerit/es, për të zbuluar nëse të tradhton/flirton me dikë! Por, më mirë mos e merr mundimin, ki besimin e duhur dhe mos bjer në paranoja të kota.

Ujori

Muajt e fundit kanë treguar që je një qenie e fuqishme. Tani që ndien forcën tënde, mund të marrësh kontroll mbi çdo aspekt të jetës. Kjo do të thotë të mos pranosh më pak se ç’meriton, por të kërkosh botën. Si rezultat, do marrësh shumë respekt nga të gjithë!

Peshqit

A të rrish apo të largohesh? Statusi i marrëdhënies tënde varet nga fakti nëse partneri do arrijë nivelin e duhur këtë javë. Pasi i ke dhënë miliona mundësi për të provuar veten, ke kuptuar që ndoshta nuk do bëhet kurrë personi që ti pret. Potenciali nuk vlen nëse nuk ka ndryshim të vërtetë.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎