KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Anabelizim

‘Humba nënën nga kanceri i gjirit! Çfarë dua t’i them sot çdo gruaje’

‘Humba nënën nga kanceri i gjirit! Çfarë dua

Kanceri i gjirit, një armik i heshtur që prek miliona njerëz, nuk është vetëm një sëmundje; është një betejë prek jo vetëm personin e diagnostikuar, por edhe gjithë familjen.

Në letrën në vijim të mbërritur në redaksinë e Anabel, do të lexoni një rrëfim të sinqertë të një gruaje që humbi nënën nga kanceri i gjirit. Ajo ndan përvojën e saj, me shpresën që do t’i shërbejë dikujt. Në thelb të mesazhit të saj është rëndësia e kontrollit dhe diagnostikimit të hershëm:

“Muaji tetor, që përkon me muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, më mori mamanë pikërisht nga kjo sëmundje. U bënë tashmë tre vjet që nuk ia dëgjoj më zërin, u bënë tashmë tre vjet që nuk ia shikoj më fytyrën, u bënë tashmë tre vjet që nuk ia ndiej më aromën, që nuk e dëgjoj më të qeshurën e saj nëpër shtëpi. U bënë tashmë tre vjet që e kërkoj, por e gjej vetëm në ëndrra dhe në kujtimet e mia, për të cilat “kujdesem” çdo ditë që të mos më humbasin dhe të mos më ikë asnjë detaj i saj…U bënë tashmë tre vjet që kam mësuar të bashkëjetoj me dhimbjen që la pas…

“Gabimi” i saj (dhe i yni) i cili i kushtoi jetën, ishte se e zbuluam shumë vonë sëmundjen e saj. Ndoshta nuk do t’i kishte shpëtuar “kthetrave të vdekjes”, (sepse kanceri ishte malinj dhe shumë shpejt pas kimioterapisë iu përhap në mëlçi), por do të kishim zgjatur edhe pak qëndrimin e saj ndërmjet nesh, të mund të kishte shijuar edhe pak dashurinë e nipërve dhe mbesave. Fryma e saj ndali atë mëngjes së hëne të datës 12 tetor 2020, në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas vetëm dashuri dhe respekt për të.

Thirrja ime është për çdo grua dhe vajzë, duke u thënë që kjo sëmundje nuk pyet për moshën, nuk pyet as për madhësinë apo dendësinë e gjoksit, nuk pyet nëse je nënë me shumë fëmijë, me një apo nuk je bërë nënë akoma, nuk pyet nëse i ke ushqyer fëmijët me gji apo me formulë, nuk pyet nëse ke abortuar ndonjëherë apo asnjëherë.

Kanceri i gjirit ka shumë shkaktarë, por e kemi vetë në dorë kujdesin për veten, duke e kontrolluar veten gjithmonë dhe duke bërë eko gjiri. Dhe nëse vini re ndonjë ndryshim te vetja, kontrollohuni menjëherë tek mjeku.

Mendoni për dhimbjen që do lini pas nëse nuk e zbuloni në kohë sëmundjen, por më tepër mendoni për VETEN tuaj.  Kujdesu për veten, bëj një eko gjiri!

Ky është mesazhi i një vajze që ka humbur nënën e saj nga kjo sëmundje, mesazhi i një nëne që ka tre vjet tashmë që kryen eko gjiri çdo gjashtë muaj për të mos lënë fëmijët e saj pas dhe zemërthyer e pa dashurinë më të sinqertë, atë të nënës.”

Për më shumë informacione mbi Tetorin Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit, lexoni artikujt e mëposhtëm:

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"