Metropolitan

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral të “kiss cam”

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral
Foto: Andy Byron/ Astronomer; Chris Martin/ GC Images

Skandali që shpërtheu pas koncertit të Coldplay-t në Boston vazhdon të mbajë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ish-CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, u filmua duke u sjellë në mënyrë tepër të afërt me Kristin Cabot, drejtoren e Burimeve Njerëzore në të njëjtën kompani, gjatë momentit të famshëm të “kiss cam” në koncert. Ajo që i bëri gjërat edhe më të nxehta ishte komentimi spontan i Chris Martin drejtpërdrejt nga skena, i cili tha “Ose po tradhtojnë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Pas reagimeve publike dhe presionit mediatik, Byron ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si CEO, ndërsa Cabot është pezulluar nga puna dhe ende nuk është marrë një vendim për të ardhmen e saj në kompani.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Sipas ekspertëve ligjorë, Byron mund të përpiqet të padisë Chris Martin apo Coldplay-n për shpifje, por kjo do të ishte e vështirë për t’u provuar. Për ta fituar një padi të tillë, ai duhet të tregojë se komenti i Martin ishte një deklaratë e rreme, e bërë me qëllim dëmtimi dhe me dijeni se nuk ishte i vërtetë, çka duket praktikisht e pamundur, veçanërisht pasi as Byron dhe as Cabot nuk e kanë mohuar publikisht që kanë qenë në një marrëdhënie përtej punës.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Ekspertët ligjorë shtojnë se një padi e tillë nuk do të kishte asnjë gjasë suksesi dhe më shumë do t’i shërbente zgjatjes së skandalit në media. Për më tepër, nuk ekziston asnjë bazë ligjore për të paditur vajzën që publikoi videon në TikTok, pasi koncertet janë ambiente publike dhe biletat zakonisht përfshijnë kushte që lejojnë organizatorët të përdorin pamje nga audienca.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral
Vajza që publikoi videon

Nga ana tjetër, është Kristin Cabot ajo që mund të marrë hapa ligjorë në lidhje me situatën. Juristët theksojnë se ajo potencialisht mund të padisë Byron për ngacmim seksual në vendin e punës, duke qenë se ai ishte eprori i saj dhe sipas ligjeve amerikane, kompanitë janë përgjegjëse për veprimet e drejtuesve të tyre.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Astronomer ka dalë me një deklaratë publike ku dënon sjelljen e të dyve dhe shprehet se pret standarde të larta etike nga drejtuesit e saj, ndërkohë që hetimet e brendshme vazhdojnë. Ajo që mbetet e paqartë është nëse Byron ka marrë ndonjë paketë financiare pas dorëheqjes apo nëse ka pësuar humbje të mëdha ekonomike. Por një gjë është e sigurt, nëse vendos të padisë Coldplay-n, ai jo vetëm që nuk ka shumë shanse për të fituar, por rrezikon të përballet me një tjetër valë reagimesh publike.

Burimi: Page Six

REELS

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Former Astronomer CEO may sue Coldplay after viral 'kiss cam' scandal

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral
Photo: Andy Byron/ Astronomer; Chris Martin/ GC Images

The scandal that erupted after Coldplay's concert in Boston continues to capture the attention of international media. The former CEO of the technology company Astronomer, Andy Byron, was filmed getting incredibly close to Kristin Cabot, the director of Human Resources at the same company, during the famous "kiss cam" moment at the concert. What made things even more heated was Chris Martin's spontaneous comment directly from the stage, who said "Either they're cheating, or they're just really shy."

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Following public backlash and media pressure, Byron has resigned from his position as CEO, while Cabot has been suspended from work and a decision has not yet been made about her future at the company.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

According to legal experts, Byron could try to sue Chris Martin or Coldplay for defamation, but that would be difficult to prove. To win such a lawsuit, he would have to show that Martin's comment was a false statement, made with intent to harm and with knowledge that it was untrue, which seems virtually impossible, especially since neither Byron nor Cabot have publicly denied that they were in a relationship outside of work.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Legal experts add that such a lawsuit would have no chance of success and would only serve to prolong the scandal in the media. Furthermore, there is no legal basis to sue the girl who published the video on TikTok, as concerts are public venues and tickets usually include conditions that allow organizers to use footage from the audience.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral
The girl who posted the video

On the other hand, it is Kristin Cabot who could take legal action regarding the situation. Lawyers point out that she could potentially sue Byron for sexual harassment in the workplace, given that he was her superior and under American law, companies are liable for the actions of their managers.

Ish-CEO i Astronomer mund të padisë Coldplay pas skandalit viral

Astronomer has issued a public statement condemning the behavior of both and stating that it expects high ethical standards from its leaders, while the internal investigation continues. What remains unclear is whether Byron received any financial package after resigning or whether he suffered significant economic losses. But one thing is certain, if he decides to sue Coldplay, he not only has little chance of winning, but risks facing another wave of public backlash.

Source: Page Six