
Dje, nisur nga një artikull që tregonte avantazhet dhe sfidat e jetesës me prindërit, pyetëm ndjekësit tanë se si është të jetosh me prindërit pas të 20-ave dhe ata na rrëfyen përvojat pozitive dhe negative:
Eksperiencat pozitive:
“Jam 32 vjeç, jetoj me prindërit dhe vëllain. I adhuroj, sepse janë mbështetja ime për gjithçka”.
“Jetoj akoma me prindërit edhe pse jam e fejuar. Jam për qejf”.
“Fantastike. Kaq”.
“Nuk ka si shtëpia e prindërve, sidomos pas të 20-ave”.
“Mund të them vetëm për dramat e fisit. Kaq. Të tjerat janë pozitive dhe s’kam kufizim të lirisë apo hapësirës”.
“Është kënaqësi dhe sfiduese të jetosh me ta”.
“Unë do të doja të kisha jetuar me prindërit derisa të mbaroja shkollën dhe të gjeja punë, sepse kështu investon te vetja”.
“Unë vdes për ta dhe do jetoja gjithmonë me prindërit, bashkë me bashkëshortin”.
“Super cool. Sidomos kur jeton vetëm me mamin dhe ajo është si gocë e re”.
“Kam jetuar për 9 vite pas divorcit…Vitet më të bukura të jetës sime”.
“Më ka bërë që t’i vlerësoj më shumë. Gjëja negative është se ndihesha sikur s’po bëja asgjë për veten”.
“Dua të kthehem te mami. Kaq”.
“Të thonë 20 herë në ditë që të hash bukë”.
“Unë kam jetuar deri në 22 vjeç me mamin dhe jeta pa të tani është pa ngjyra”.
“Lidhesh shumë emocionalisht me ta. Është shumë e vështirë për mua që t’i shoh teksa plaken çdo ditë”.
“Me prindërit dua të rri gjithnjë”.
“Për sa i përket anës financiare, është shumë mirë, ndërsa për lirinë, është kufizuese”.
“Ana financiare është shumë e qëndrueshme. Falë tyre, kursej më shumë”.
Eksperiencat negative:
“U mundova të isha unë prind për ta, por hoqa dorë dhe jemi të dyja palët të lumtura”.
“Mezi po pres të iki”.
“Gjithë ditën në dhomën time”.
“Më mungon qetësia dhe rehatia e të jetuarit vetëm”.
“Paguaj për shëndetin mendor, por jo për qira, drita dhe ujë”.
“Jam 32 vjeç, kam familjen dhe shtëpinë time. Për ta jam e vogël dhe e papërgjegjshme”.
“Më mirë larg. Afër vetëm grindesh”.
“Kam ikur që 17 vjeç nga shtëpia. Gjëja më e mirë që kam bërë”.
“Të marrin frymën. Më mirë secili në shtëpinë e vet”.
“Jam 20 vjeç. S’ka më keq”.
“Jetesa me prindërit qenka më e vështira. Mbase sepse nuk respektojnë kufijtë”.
“S’jetoj më me prindërit që kur isha 17 vjeç. Kam qejf t’i takoj, por maksimumi 3 ditë i duroj”.
“Për ta je gjithnjë adoleshent/e”.
“Jam mbi 30 vjeç, e divorcuar. Jetoj me prindërit dhe me vajzën. Ata më konsiderojnë akoma si 15 vjeç”.
“Jam larguar që 18 vjeç dhe është gjëja më e mirë që kam bërë. Ndihet shumë ndryshimi”.
“Jam bërë si prind për prindërit”.
“Tani mbaroj universitetin. I dua shumë, por mezi pres të jetoj vetëm. Kam shumë kufizime, kam humbur shumë gjëra, liria është zero. Gjendja ekonomike është shumë e mirë, por dua më shumë liri dhe më pak lekë”.