Siç tanimë është bërë me dijeni, Fjoralba Ponari do të jetë pjesë e “E Diell”, ku pritet të moderojë një rubrikë dedikuar fëmijëve. Siç vetë Ponari tha “E Diell” mbart shumë emra, njëra prej të cilave është edhe Nevina Shtylla.
E pyetur në Instagram, në opsionin “Ask me a question” se çfarë emisioni tjetër do bëjë te Top- i, Shtylla u përgjigj:
“Emisionin e të dielës, por nesër do ju tregoj më tepër.”
Ju kujtojmë se “E Diell” nis më datë 27 janar 2019.