Metropolitan

Kate Middleton kapi flokët (pa lidhëse/kapëse) dhe interneti u fiksua keq: “Kaq elegante!”

Kate Middleton kapi flokët (pa lidhëse/kapëse) dhe interneti u
@princeandprincessofwales/ Instagram

 
Ndërkohë që princi Harry vijon të jetë tejet i diskutuar në lajmet mbretërore, Kate Middleton i ka lënë njerëzit pa fjalë, pasi thjesht kapi flokët, duke i kthyer nga të lëshuar në një topuz. Truku i thjeshtë, por elegant, i bëri njerëzit ta diskutojnë gjerë e gjatë në X.

Të enjten, më 11 shtator, Kate bëri disa vizita mbretërore në mullinjtë lokalë në Mbretërinë e Bashkuar, duke takuar mjeshtra britanikë që specializohen në zanate të veçanta. Duke vizituar një mulli familjar, “Marina Mill” në Kent, ajo u kuriozua dhe madje, donte ta provonte vetë eksperiencën.

Kate Middleton kapi flokët (pa lidhëse/kapëse) dhe interneti u
 
Megjithatë, nuk ishte aktiviteti ai që tërhoqi vëmendjen e njerëzve, por stili i flokëve të Kate.  Siç shihet, ajo ka një teknikë specifike dhe po, duket kaq chic.

"Nuk ka asgjë që kjo grua nuk e bën në mënyrë perfekte", tha një person.

"Prit! Si e bëri? Dua ta di!", u shpreh dikush tjetër! 

"E di që zilia është diçka e keqe...por, jam ziliqare", shkroi një vajzë, duke shtuar se i duhet të rri pranë pasqyrës thjesht për të ndarë flokët.

"E bëri pa pasqyrë, krehër, ose lidhëse flokësh. Dhe duket yll", tha një tjetër përdoruese! 

Pra, praktikisht, Kate tha: "S'kam kapëse apo lidhëse? E po, s'ka gjë, kam duar të arta dhe aftësi!".

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎