News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vdekja e Fatos Nanos: Mbahen homazhe për politikanin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Për vdekjen e liderit historik, Fatos Nano, janë duke u mbajtur homazhe në Pallatin e Kongreseve. Ato kanë nisur që në orën 8:30 dhe qindra qytetarë dhe figura të njohura të politikës janë mbledhur për të nderuar ish-kryeministrin e vendit, i cili ndërroi jetë më 31 tetor, për shkak të problemeve shëndetësore.

Dita e sotme (2 nëntor) është shpallur ditë zie kombëtare dhe institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamurin në gjysmë shtizë. Në orën 12:00 do të ndërpriten veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje, e pasuar nga fjalimi i Edi Ramës dhe i Xhoanës, bashkëshortes së të ndjerit.

Më tej, varrimi do të kryhet në varrezat e Sharrës, Tiranë. Për këtë, familja ka kërkuar privatësi.

Londër: 10 persona plagosen nga një sulm me thikë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dhjetë persona janë plagosur nga një sulm me thikë në një tren, i cili udhëtonte nga veriu i Anglisë për në Londër. Autoritetet kanë arrestuar 2 persona.

Sulmi ndodhi në tren dhe rreth orës 19:39, u kontaktua policia, nga dëshmitarët në stacionin hekurudhor. Ata pikasën një burrë që kishte një thikë të madhe në dorë dhe pasagjerë që qëndronin të fshehur. Policia është duke hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa shtohet paniku në vend për akte të tilla dhune.

Kenia: Viktima dhe të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rreth 21 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë duke u kërkuar nga autoritetet, pasi rezultojnë të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Fenomeni është shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur vendin.

Ndërkohë, u është kërkuar banorëve që jetojnë në zona pranë lumenjve dhe ku ka rrezik për rrëshqitje dheu, që të evakuuohen në zona më të sigurta.

Francë: Një grua dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare në Luvër

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një grua është akuzuar se ka pasur gisht në vjedhjen spektakolare në muzeun e Luvrit, në Paris, ku u morën bizhuteri të çmuara, me vlerë rreth 88 milionë eurosh.

Mediat franceze bëjnë me dije se gruaja është 28 vjeç dhe identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur. Ajo akuzohet për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në komplot kriminal dhe për momentin, mbahet në paraburgim.

 

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.