"Ndonjëherë, jam shumë e acaruar kur shoh që kuzhina është një rrëmujë e madhe dhe nuk jam në gjendje të gjej asnjë filxhan. Ka ditë kur duke u përpjekur të bëj kek dhe biskota, e dreqos punën dhe një Zot e di se ç’bëj.
Ka ditë kur nuk arrij dot t’i mbaj lotët, jam gati të humbas toruan. Harroj pa blerë biftekët dhe ndihem si një nënë e paorganizuar, që s’është e aftë t’i bëj gjërat siç duhen.
Por, pikërisht në ato momente, është dikush që të thotë: “Mami, e mban mend kur bëmë bashkë kek me biskota dhe më le që t'i pudrosja unë?” ose, “Mami, e mban mend kur harrove biftekët dhe bëre vezë të mila për darkë, a do ta bëjmë prap?”. Aty kuptoj që fëmijët shohin tjetër gjë tek ne, që nuk ka lidhje me mënyrën si ne e shohim veten.
Fëmijët nuk na shohin si njerëz që nuk jemi të aftë të kontrollojmë emocionet, ata na shohin si qenie njerëzore me ndjenja, mjaftueshëm sa për t’i frymëzuar.
Na shohin si dikush që di gjithçka, si dikush që do t’i mbrojë gjithnjë.
Për fëmijët, nuk është e nevojshme që ne të lahemi, të krihemi, të pastrohemi. Ata nuk vërejnë nëse kemi veshur të njëjtën bluzë për dy ditë me radhë, nëse jemi kombinuar bukur, nëse i kemi flokët e rregulluar mirë.
Për ta, jemi thjesht heronj. Na duan pa kushte. Nuk kanë nevojë për biskota në formë të përkryer apo një nënë të organizuar. Duan thjesht një njeri që të jetë i pranishëm dhe kaq.
I mbani mend prindërit tuaj kur ishit të vegjël? Ata ishin të bukur dhe dinin gjithçka. Ju ndiheshit të sigurt dhe të mbrojtur.
Fëmijët tanë shohin të njëjtën gjë te ne – na shohin po njësoj, edhe në ato momente kur ne e urrejmë veten."
- Shkruar nga një grua anonime për Mom.Me