
Kemi dëgjuar për këshilla të mira që na kanë ndryshuar jetën, ama shumë rrallë për këshillat e këqija që na ngrenë nervat. Pyetëm ndjekësit tanë në llogarinë e Insagramit të Anabel dhe na dhanë këto përgjigje:
“Merre jetën më qetë”
“Do biesh dakord me çdo gjë që të thotë shefi, se të heq nga puna”
“Mëso se do shkosh te burri”
“Martohu se ky është ligji i natyrës”
“S’të duhet leku”
“Duro tani në rini, që të rrish rehat në pleqëri”
“Puno sikur të ishte biznesi yt”
“Në varrim: Qaj pra, si s’ke turp që nuk qan!”
“Mos e mërzit burrin”
“Thirri vjehrrës “mama”
“Mos shko në psikolog, hajde se t’i zgjidh unë problemet”
“Bëj një vesh shurdh e një sy qorr”
“Mos e vrit mendjen, ka edhe më keq”
“Hapi rrugën budallait”
“Gjaku s’bëhet ujë”
“Mos i kthe fjalën familjes së burrit se është turp”
“Bëje edhe një fëmijë tjetër, të rriten bashkë”
“Mos e mbaj bebin në krahë se mësohet dhe llastohet”
“Mos e ndërro shpesh vendin e punës se dukesh si e paqendrueshme”
“Kush të rreh, të do”
“Vështirësitë të bëjnë më të fortë”
“Burrit tregoji nga mesi e poshtë, asgjë nga mesi i lartë” (???)
“Kur lodhesh ia ndjen kënaqësinë punës”
“Epo burra janë, do na japin edhe ndonjë shpullë. Ule kokën se s’prishet familja”
“Duaje vjehrrën si mamin”
“Ishte e shkruar”
“Mos kërko rritje rroge se do të të heqin fare nga puna”
“T’ia dish për nder që të kanë marrë në punë”
“Je e mërzitur? Mos u mërzit!”
“Gjej burrë se të iku mosha”
“Mos ia trego burrit që je sëmurë, se ta kujton gjithmonë”
“Sado të të shajë vjehrra, mos reago”
“Bëj sikur s’merr vesh”
“S’ka arsye pse të kesh ankth. Të gjitha të mirat i ke”
“Nëse nuk vjen burri me ty, mos shko as ti”
“Me të parin që do lidhesh, do e marrësh për burrë”
“Kur të të shajnë, thuaj: “Faleminderit”
“Mos i kundërshto të tjerët, edhe nëse e kanë gabim”
“Mos jep dorëheqjen se dukesh mosmirënjohëse”
“Mos krijo lidhje deri në vitin e 3-të në universitet”
“Çoje te burimi, por mos i jep ujë”