Anabelizim

Mes nesh: “ChatGPT po më ndihmon të fitoj debatet me partnerin, por e shoh që përtoj të logjikoj”

Mes nesh: “ChatGPT po më ndihmon të fitoj debatet me partnerin,

Ka shumë mënyra për të zgjidhur debatet me partnerin. Mund të merrni pak kohë për të reflektuar, të kërkoni këshilla nga miqtë dhe familjarët, të nisni terapi në çift... Ose, nëse doni të kurseni kohë dhe para, thjesht mund t’i kërkoni ndihmë ChatGPT-së.
 
Në podcastin e saj “Miss Me?”, Lily Allen foli për mënyrën si e përdor chatbot-in e inteligjencës artificiale për të formuluar mendimet e saj kur ka debate me bashkëshortin, aktorin e “Stranger Things”, David Harbour dhe sigurisht, nisur nga kjo, mendoj se të gjithë e kemi bërë në një moment specifik, kur thjesht s’kemi pasur nerva të mendojmë gjatë, por normal, kemi dashur të fitojmë debatin.
 
Unë dhe partneri zihemi për gjithëçfarë tematikash, që nga aborti (një gjë serioze), deri te “pse ky film është i mbivlerësuar” (mendim totalisht personal). Megjithatë, në thuajse çdo debat, futem në ChatGPT, jo për të kontrolluar fakte e statistika, por për t’i mëshuar debatit dhe për të marrë fitoren.
 
Praktikisht, mesazhet e ChatGPT-së ruajnë ekuilibrat dhe nisin pak pasiv-agresiv, në sensin: “O zemër, shiko se e kuptoj ç’do të thuash ti, por mendoj se s’ke të drejtë”. Domethënë, gjithë kjo fjali e kuruar, automatikisht të vendos në një pozicion më të favorshëm, sepse nëse debati nuk është më në favorin tënd, përdor një teknikë tjetër: Merrja mendjen dhe vëmendjen personit tjetër me 100 fjalë boshe.

Më tej, pasi nis pak butë me një fjalë të ëmbël dhe me shprehjet “e kuptoj/mendoj”, ChatGPT del fiks ku dua unë: në një argument që del si dua unë, duke e çuar retorikën sërish në favorin tim.
 
Unë, një person kurioz dhe “i papunë” ndonjëherë e di se duhet që ta personalizosh pak chatbot-in. I tregoj ca gjëra për marrëdhënien, për veten, çfarë ka qejf partneri im, shto edhe faktin që ChatGPT ka njohuri edhe për debatet e mia të mëparshme dhe ja ku u krijua kombinimi perfekt që unë të fitoj edhe një tjetër debat dhe t’i tregoj partnerit që ka në krahë një vajzë të mençur që nuk lëshon pe (por që ai s’e di që unë kam një aleat të pathyeshëm).
 
Por, megjithatë, vë re se ka një qasje distopike e gjitha kjo. Unë tani e di që s’kam pse lodhem e i bie gjatë për një debat, thjesht hap ChatGPT-në. I dashuri im, nga ana tjetër, lodh mendjen të më argumentojë gjëra që unë i dëgjoj vetëm për t’ia shkruar chatbot-it tim të dashur. Kjo, jo vetëm s’po e bën sfidues debatin, unë s’e dëgjoj që të argumentoj, por unë po përtoj të mendoj! Ndiej që po më “kalbet” truri ngadalë dhe se mbase, në njëfarë pike do e humb fare dëshirën për të bërë një sherr të lezetshëm që më jep kënaqësi dhe adrenalinë.
 
Jo, s’e kam pyetur ende ChatGPT-në për këtë fenomen, por po mendoj seriozisht që të mos futem më në internet për gjëra personale. Edhe ti mos e lexo këtë artikull. Përqafo të dashurin se ChatGPT nga puna, do na marrë edhe marrëdhëniet.

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎