KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Anabelizim

Mes nesh: Fillova ta dua veten vetëm pasi (ish) i dashuri më tregoi se i pëlqenin burrat

Mes nesh: Fillova ta dua veten vetëm pasi (ish) i dashuri më tregoi se

A je personazhi kryesor në jetën tënde apo figuranti që nuk e mban mend askush në fund të filmit? Nëse je ndjerë si ky i fundit herë pas here, të japim mundësinë ta ndryshosh këtë fakt. Në “Mes nesh”, ti mund të ndash mendimet e tua më të sinqerta, të sigurojmë një ambient 0 gjykues ku ti mund të shprehesh për gjërat që ndjen aq shumë se duhet t’i ndash me dikë, sidomos kur të duket se askush nuk të kupton, apo interesohet për detajet e përditshmërisë tënde.

Të vodhën biçikletën mes qytetit dhe kishe shumë turp të ndiqje hajdutin nga mbrapa? Na intereson! Të tha i dashuri “Të dua” për herë të parë, po ty s’po të vinte t’ia ktheje mbrapsht? Na intereson! Të pëlqen herë pas here ta teprosh me alkoolin dhe të bësh prapësira vetëm për të shtuar pak adrenalinë në jetën tënde? Na intereson! E rëndësishme është që ti po bën diçka në jetë dhe ne jemi gjithë sy e veshë për t’i dhënë rëndësinë e duhur historisë tënde. :)

Mes nesh: Fillova ta dua veten vetëm pasi (ish) i dashuri më tregoi se

“Le të fillojmë me këtë: nëse një burrë është shumë i rregullt, ka një përkushtim të frikshëm ndaj stilit, të bën fotografi me ndriçim perfekt për Instagram dhe e njeh më mirë se ti ciklin e “Sex and the City,” ka shumë mundësi që ai të mos jetë burri yt i jetës (mund të jetë burri i një burri tjetër, por jo i yti!). Por unë, detektivia emocionale, nuk e kuptova. Unë mendova se problemi isha unë.

Në fillim, lidhja jonë ishte perfekte. Ai nuk zihej kurrë me mua, e donte kujdesin ndaj vetes më shumë se unë dhe më falte për gjithçka. Si nuk e kuptova?? Ai bënte dhuratat më të menduara, më jepte këshilla të shkëlqyera për veshjet dhe madje, më ndihmonte me flokët kur kisha një ditë të keqe. E vërteta është se ai ishte më i mirë sesa çdo shoqe që kisha pasur ndonjëherë. Dhe pikërisht këtu duhej të kisha dyshuar!

Por unë, psikologia e vetes, viktima e çdo faljeje që kam dhënë në këtë jetë, vendosa të gërmoj thellë: pse nuk ndihesha e dashuruar? A isha unë problemi? Fillova të lexoj libra, të ndjek podcast-e mbi marrëdhëniet, të bëj teste mbi stilin e lidhjes. Përgjigja gjithmonë ishte: “duhet të punosh me veten.” 

Dhe unë punova. Zot, sa punova! Shkova aq thellë në analizën e vetes, sa në një moment mendova se kisha zbuluar një traumë që nuk e dija se e kisha. Thashë: ndoshta nuk jam mësuar të pranoj dashurinë? Ndoshta kam frikë nga intimiteti? Madje, e justifikova që ai nuk më prekte shumë, duke menduar se ndoshta ishte thjesht tipi i tij. Ose ndoshta isha unë e shëmtuar.

Dhe pastaj ndodhi. Ai e tha vetë.

Me qetësinë më absolute më shikon, më ul dhe më thotë: “Më duket se më pëlqejnë burrat.”

Këtu më vjen inati më i madh. Sepse le të marrim dy skenarë. Në të parin, unë e kap në një moment dramatik me një mashkull tjetër. Ai më ndjek, kërkon falje, më thotë që e kam keqkuptuar. Pastaj kalojnë ditë, ai ndihet në faj, më lutet, më kërkon falje, më blen dhurata dhe unë dal nga kjo marrëdhënie me kokën lart. Në të dytin, unë i kontrolloj telefonin, kuptoj gjithçka dhe filloj ta ngacmoj në mënyrë pasive-agresive. Nuk i them kurrë drejtpërdrejt që e di, thjesht lë gjurmë në çdo bisedë derisa ai mes lotësh pranon gjithçka. Ai qan, kërkon falje, ndihet në faj.

Po kur ma tha vetë? Asgjë. Nuk kisha asgjë në dorë. Nuk kisha as skenarin dramatik, as hakmarrjen. U ndjeva si shoqja e tij e ngushtë. Aq shumë më urren sa nuk më dha një ndarje dramatike?! Dhe pastaj, papritur, çdo gjë mori kuptim.

Ai nuk ktheu kurrë kokën për të parë një vajzë në rrugë. Kurrë. As edhe një herë të vetme. Nëse një mashkull tjetër kalonte pranë nesh, ai do të analizonte këpucët, orën, prerjen e flokëve. Por një femër? Asnjë reagim. Dhe unë, si një budallaqe, nuk e kisha vënë re.

Po nëse do të kishte qenë një femër? Këtu do ta kisha krahasuar veten me të, do të më kishte vrarë vetëbesimin, do të kisha bërë sikur nuk më interesonte ndërkohë që brenda vetes do të analizoja çdo detaj të saj. Po si mund ta krahasoj veten me burra?? Çfarë të bëj, të dyshoj te vetja sepse nuk i kisha bicepsat si italiani 3 kilometra larg i Tinder-it, që kërkon “new friends” në Tiranë?

E dini atë momentin në filma kur protagonistja më në fund kupton të vërtetën dhe të gjitha skenat e jetës i kalojnë në mendje në fast forward? Po, ai ishte momenti im. Dhe unë qesha.

Pas gjithë atyre muajve vetë-reflektimi, leximi dhe përpjekjeve për të “ndjerë dashurinë,” doli që problemi nuk ishte as trauma ime, as mungesa e ndjeshmërisë sime, as fëmijëria ime e ndërlikuar. Problemi ishte që ai nuk i pëlqente gratë. Dhe unë isha një grua. Kaq.

Pas ndarjes, pata një periudhë zbrazëtie ku, për herë të parë, nuk analizoja veten. Nuk më duhej më të zbuloja pse ndihesha ashtu, nuk më duhej të bëja terapi me veten time në çdo hap. Dhe ndjeva një çlirim të pashpjegueshëm. Ja ku jam sot, më e lirë, më e lumtur dhe me një ish të dashur që ndoshta do të bëhet një ikonë mode në të ardhmen. Të paktën, shija e tij në çuna ishte po aq e mirë sa shija e tij në veshje.”

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"