Anabelizim

Mes nesh: "Urrej punët e shtëpisë dhe nuk ndihem në faj për këtë"

Mes nesh: "Urrej punët e shtëpisë dhe nuk ndihem në faj

Dikur mendoja që me kalimin e kohës do më lindte instinktivisht dëshira për të bërë punët e shtëpisë, ose thënë ndryshe, për t’u bërë e zonja e shtëpisë.

E kam fjalën të bëja njësoj si disa gra në video të ndryshme pastrimi në TikTok, ku bëjnë të gjitha punët me “themel” dhe në fund lahen dhe bëjnë të gjithë rutinën e kujdesit ndaj vetes, i hedhin 3 pika vaj esencial jastëkut dhe flenë të qeta.

Epo… jo. Kjo ndjesi nuk po mbërrin ende tek unë.

Jam 27 vjeç, jetoj vetëm dhe po, kam një shtëpi të mirë (po, me qera), por akoma nuk e ndjej si shtëpinë time.Nuk më pëlqen aspak të pastroj. Përkundrazi, i urrej punët e shtëpisë dhe nuk i bëj kurrë me dëshirë. Enët grumbullohen shpesh në lavaman dhe unë i shoh plot urrejtje, mirë që nuk kanë gojë të flasin. Rrobat? Rrinë disa ditë në karrigen neutrale, kështu e quaj, aty ndodhen rroba të veshura që s’janë akoma mjaftueshëm pis sa për t’u larë. Shtupën e urrej!

Nuk është se dua të jetoj në pisllëk, por ama dua që njerëzit të kuptojnë që nuk është normale të të pëlqejë t’i bësh të gjitha gjërat vetë, çdo ditë, vetëm sepse je “grua”.

Megjithatë, në biseda me të tjerët kam turp ta them se mbase shtëpia ime nuk është vendi më i pastër në botë dhe as s’do jetë kurrë.
Ndihem sikur shoqet më gjykojnë, kur shohin ndonjë pluhur në tavolinë, apo kur shohin ndonjë “tufë” me rroba të pahekurosura.

Kam dëgjuar gjithçka nga ime më:

“Po mirë moj, vajzë je, të paktën shtëpinë mbaje!”

 “Po si do bësh kur të martohesh?”

“Aha, rri, rri, se do gjesh ndonjë burrë të të bëjë punët !” (po pse, burrat s’kanë duar?)

Jo, nuk e dua burrin për të më bërë punët. Dua barazi, pikë.
Dhe për momentin, dua që njerëzit të ndalojnë së trajtuari punët e shtëpisë si ndonjë talent që nëse nuk e ke, je automatikisht “e rritur keq”.

Kujt i pëlqejnë? Super. Bëji. Ndaj këshilla, video në TikTok dhe madje përdore si terapi. Por mos më bëj të ndihem fajtore që nuk ndjej eufori kur blej sfungjerë të rinj, apo kur nuk më çlirohet asnjë hormon lumturie kur pastroj frigoriferin.

Dhe jo, nuk jam as më pak grua, as më pak e denjë si bashkëshorte. Thjesht jam realiste: s’do të më pëlqejë kurrë të bëj punë shtëpie!

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Between Us: "I hate housework and I don't feel guilty about it"

Mes nesh: "Urrej punët e shtëpisë dhe nuk ndihem në faj

I used to think that over time I would instinctively develop the desire to do housework, or in other words, to become the mistress of the house.

I mean, do the same as some women in various cleaning videos on TikTok, where they do all the "basic" chores and finally wash and do their whole self-care routine, put 3 drops of essential oil on their pillow, and sleep peacefully.

Well… no. That feeling isn't getting to me yet.

I'm 27 years old, I live alone and yes, I have a nice house (yes, I rent it), but it still doesn't feel like my home. I don't like cleaning at all. On the contrary, I hate housework and I never do it willingly. Dishes often pile up in the sink and I look at them with hatred, good thing they don't have mouths to speak. Clothes? They sit on the neutral chair for a few days, that's what I call it, there are worn clothes that are not yet dirty enough to be washed. I hate mops!

It's not that I want to live in filth, but I do want people to understand that it's not normal to like doing everything yourself, every day, just because you're a "woman."

However, in conversations with others, I'm ashamed to say that maybe my house isn't the cleanest place in the world and it never will be.
I feel like my friends are judging me when they see a speck of dust on the table, or when they see a "bunch" of unironed clothes.

I heard everything from my mother:

"Well, okay, you're a girl, at least keep the house!"

 "What will you do when you get married?"

"Aha, wait, wait, you'll find a man to do your chores!" (but why, men don't have hands?)

No, I don't want my husband to do my chores. I want equality, period.
And for now, I want people to stop treating housework like some talent that if you don't have, you're automatically "badly raised."

Who likes them? Great. Do it. Share tips, TikTok videos, and even use it as therapy. But don't make me feel guilty for not feeling euphoric when I buy new sponges, or for not releasing any happy hormones when I clean out the fridge.

And no, I'm not any less of a woman, nor any less worthy of a wife. I'm just being realistic: I'll never enjoy doing housework!