KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
School & Career

Mosrespektimi i afateve ka një ndikim më të madh sesa mendoni, sipas studimit

Mosrespektimi i afateve ka një ndikim më të madh sesa mendoni,

Mospërfundimi në kohë i një detyre apo tejkalimi i afatit për të dorëzuar në kohë punën tuaj ka pasoja më komplekse sesa mund të mendoni.

Studiuesit në universitetin e Torontos zbuluan se nëse dorëzoni një punë me vonesë, njerëzit do të mendojnë se cilësia e punës është më e ulët sesa nëse do të dorëzonit saktësisht të njëjtën punë në kohë ose më herët.

Ky perceptim krijohet për shkak se humbja e një afati mund t'i shtyjë të tjerët t'ju shohin si më pak të aftë, ndaj priren të mendojnë se edhe puna do të jetë e cunguar, sipas studimit.

"Të gjitha kërkimet që ne mund të gjenim shikonin se si afatet ndikojnë në mendjet dhe veprimet e punonjësve," thotë bashkëautori i studimit Sam Maglio, një profesor i marketingut në departamentin e menaxhimit në “Scarborough dhe Rotman School of Management”.

Studiuesit anketuan mijëra njerëz në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në 18 eksperimente dhe studime, duke përfshirë menaxherët, drejtuesit, personelin e burimeve njerëzore dhe të tjerë, punët e të cilëve përfshinin vlerësimin e të tjerëve.

Ata u prezantuan pjesëmarrësve të njëjtët shembuj të punës, duke përfshirë fletushka reklamuese, art, propozime biznesi, prezantime produktesh, fotografi dhe artikuj lajmesh dhe më pas u kërkuan ta vlerësonin atë. Por së pari, ata përmendën nëse është dorëzuar herët, në afat apo vonë.

Të anketuarit, të cilëve iu tha se ishte vonë, vazhdimisht e vlerësonin punën si më të dobët në cilësi sesa ata të cilëve iu tha se e njëjta punë ishte e hershme ose në kohë.

"Të gjithë panë saktësisht të njëjtën hyrje në konkursin e artit, prezantimin e shkollës ose propozimin e biznesit, por ata nuk mund të mos përdornin perceptimin e tyre mbi kohën e dorëzuar në momentin e vlerësimit," thotë Maglio, i cili ishte bashkëautor i studimit me studentin David Fang.

Studimi, i botuar në organizatën “Sjellja dhe Proceset e Vendimit Njerëzor”, zbulon gjithashtu se nuk ka shumë përfitime për të dorëzuar punën herët pasi vlerësuesit prireshin të renditnin punën e dorëzuar para dhe atë jashtë afatit si të njëjtat në cilësi, që do të thotë se një detyrë e dorëzuar shumë më herët afatit të fundit nuk do të ndikonte pozitivisht në vlerësim.

Dorëzimi jashtë afatit bëri që punëdhënësit ta vlerësojnë punën po aq negativisht sa puna që kishte mangësi objektive në cilësi, të tilla si mospërmbushja e një numri fjalësh. Për më tepër, nuk kishte rëndësi se sa vonë ishte dorëzuar puna. Puna e dorëzuar një javë pas afatit bëri që si punonjësi, ashtu edhe puna të shiheshin po aq negativisht sa puna me një ditë vonesë.

Një afat i humbur gjithashtu bëri që vlerësuesit të besonin se një punonjës kishte më pak integritet dhe ata raportuan se do të kishin më pak gjasa që t'i kërkonin atij punonjësi të bënte detyra të tjera në të ardhmen. Studiuesit vërejnë se kjo mund të kufizojë mundësitë e një punonjësi për të provuar veten dhe për t’u promovuar.

Sidoqoftë, arsyeja e tejkalimit të afatit kishte rëndësi, zbuluan studiuesit. Nëse kjo ishte pasojë e një elementi jashtë kontrollit të punonjësit, si mosaprovimet e dhëna në kohë nga punonjës të tjerë, punëdhënësit nuk shfaqën këndvështrim negativ për punonjësin ose punën e tyre, ndryshe nga rastet kur puna vonohej për shkak të neglizhencës.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se efektet negative nuk ishin aq të rënda nëse afati ose puna përcaktoheshin si jo veçanërisht të rëndësishme.

"Komunikimi rreth afateve është jetik. Nëse është një afat i vështirë kohor për t’u arritur, ju si menaxher duhet t'i njoftoni punonjësit tuaj. Nëse arsyeja pse e humbët afatin ishte përtej kontrollit tuaj, ju si punonjës duhet ta njoftoni menaxherin tuaj.”, thotë Maglio.

Studimi u shtri edhe në vende të tjera, si Kina, me qasje, kultura dhe mosha ndryshe nga ato të renditurat më sipër. Megjithatë, rezultatet mbetën të njëjta.

Një eksperiment në terren u krye në një shkollë të mesme në Kinë, ku nxënësit vlerësuan veprat e artit në një konkurs të organizuar. Arti në letër përfshinte edhe datën e dorëzimit, duke treguar se një version i paraqitur ishte dorëzuar pas afatit dhe një tjetër në më herët.

Edhe pse fëmijëve iu tha që të injoronin të gjitha detajet e tjera në letër përveç vetë artit, versioni i dorëzuar pas afatit mori nota më të ulëta.

"Ky studim zbërthen mungesën e ekuilibrit të fuqisë që zakonisht karakterizon marrëdhëniet shef-punonjës. Fëmijë nuk e caktuan afatin, ndaj kjo paraqet vlerësimin nga vetë kolegët. Por efekti qëndron," thotë Maglio. "Kjo e bën gjithashtu më të qartë se nuk ka shumë rëndësi kush e cakton afatin. Në sytë e vlerësuesit, çdo gabim është një gabim domethënës."

Artikujt të sugjeruar: 

 

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"