KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
School & Career

Nëse e keni ndarë mendjen të kurseni para, konsideroni rregullin “50/30/20”

Nëse e keni ndarë mendjen të kurseni para, konsideroni rregullin
FOTO: Facundo Diaz Montes/E+/Getty Images

Pasi vendosni të kurseni para, me shumë mundësi ndjeni sikur shkëputeni nga jeta shoqërore, daljet, blerjet apo shpenzimet e kota. Por, pa panik!

Nëse jeni duke kërkuar një hapësirë më shumë në buxhetin tuaj, ju duhet rregulli “50/30/20”. Krijuesja e këtij rregulli në TikTok, @sharontseung tha se kjo strategji buxhetore kërkon që ju të vendosni 50% të të ardhurave tuaja drejt nevojave, si strehimi, ushqimi dhe pagesat e borxheve; 30% drejt dëshirave tuaja, si pazaret dhe darkat jashtë dhe 20% drejt llogarisë suaj të kursimeve, fondit të emergjencës dhe qëllimit për investime të ardhshme.

Sipas Gloria Garcia Cisneros, menaxhere pasurish, ky truk është një rregull i mirë që nëse e respektoni, ju ndihmon që të kurseni para me kalimin e kohës, duke ruajtur fleksibilitetin e llogarisë dhe shpenzimeve tuaja.

"Funksionon më mirë për personat me të ardhura të qëndrueshme dhe të parashikueshme, pasi kjo lejon që shuma të qëndrueshme të shkojnë në secilën kategori çdo muaj," thotë ajo.

Çfarë duhet të dini për ta zbatuar këtë rregull?

“Krijimi dhe mbajtja e një buxheti është një nga hapat e parë më të mirë drejt një qëndrueshmërie financiare,” thotë Holly O'Neill, presidente e "Bank of America".

Por, plani” 50/30/20” i konsideron të gjithë faktorët e rëndësishëm, pa lënë mënjanë edhe argëtimin, apo shpenzimet për dëshira të ndryshme.

"Ky rregull lejon fleksibilitet sepse vendos një pjesë të të ardhurave tuaja për "dëshirat"”, thotë O'Neill. "Në këtë mënyrë, ju ende mund të argëtoheni duke u siguruar që po paguani në kohë faturat dhe njëherësh, po kurseni për të ardhmen tuaj."

Si ta provoni rregullin “50/30/20”

Për të filluar, O'Neill sugjeron që të analizoni zakonet e përditshme të shpenzimeve për të parë se ku shkojnë paratë tuaja. Ka të ngjarë që kategoria e nevojave tuaja mujore, si qiraja apo kredia në bankë, faturat e dritave apo ujit, ushqimet janë parësore, pra kanë 50% të buxhetit.

Pjesa tjetër e mbetur e parave mund të shkojë direkt te 20% e të ardhurave për kursime. Në fund, duket më e menaxhueshme pjesa e harxhimeve për veshje, darka, pushime etj. Ju e keni vetë në dorë!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Bustle

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"