Metropolitan

Nëse je beqare, mund ta kenë fajin shijet e tua për bizhuteritë :)

Nëse je beqare, mund ta kenë fajin shijet e tua për
E!News

Nëse je një grua beqare dhe që adhuron perlat, mund të mendosh se këto dy gjëra nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por në fakt, gabohesh…të paktën sipas teorisë të fundit të takimeve në TikTok.

Sipas “teorisë së vathëve me perla”, gratë që kanë një pasion për perlat mund të trembin pa dashje burrat potencialë. Pse? Sepse, mesa duket, perlat perceptohen në mënyrë të pavetëdijshme nga burrat si “të shtrenjta” dhe “të vështira për t’u mbajtur”, çka i bën ata të ndihen të kërcënuar nga bizhuteritë e tua.

Nëse je beqare, mund ta kenë fajin shijet e tua për

Është e rëndësishme të theksohet se si shumica e teorive të takimeve në TikTok, edhe kjo nuk duket të mbështetet në të dhëna shkencore, ndaj jo domosdoshmërisht është e besueshme. Edhe pse burimi është i paqartë, eksperiencat e grave në TikTok që e kanë përforcuar teorinë është gjithnjë në rritje.

“Dola në një takim me një djalë dhe po shkonte shumë mirë, derisa kapa flokët dhe kisha vathë me perla. Vura re një ndryshim në fytyrën e tij dhe nuk më shkroi më”, u shpreh një komentuese në TikTok.

“Uaa, më ka ndodhur disa herë! Mendoja se kishte lidhje me mua, por në fakt, unë vdes për perlat dhe i kam të gjitha bizhuteritë të mbushura me to”, u shpreh dikush tjetër.

Por gjithsesi, duhet theksuar se pavarësisht teorisë, nëse një burrë ndihet i intimiduar nga perlat sepse ato sinjalizojnë pasuri ose standarde të larta, atëherë kemi të bëjmë me një burrë të pasigurt — dhe pasiguritë e tij janë problemi i tij, jo i yti!

Me fjalë të tjera, nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë teori, unë do të thosha që të kesh mundësinë të përjashtosh automatikisht burrat seksistë dhe të pasigurt vetëm nga shija jote për bizhuteritë, është në fakt një superfuqi për takimet, jo një dobësi.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎