Health

Nëse ndjeni kënaqësi nga këto veprime, mund të jeni duke përjetuar mazokizëm beninj

Nëse ndjeni kënaqësi nga këto veprime, mund të jeni
Getty

E ke parasysh kur ke qejf dhimbjen e mishrave të dhëmbëve, pavarësisht se është e bezdisshme; s'i reziston dot shtrydhjes së një puçrre, apo ha pikante edhe kur stomaku bërtet "të lutem, jo!". Epo, shijimi i këtyre veprimeve mund të lidhet me mazokizmin beninj.

Mazokizmi beninj përkon me “kënaqësinë e përvojave, të cilat fillimisht identifikohen si negative dhe kërcënuese, por në të vërtetë, nuk janë të tilla”.

Sapo truri e kupton se nuk ekziston një rrezik kërcënues, lind kënaqësia. Sipas “Glad to Be Sad”, një hulumtim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë, studioi këtë teori, dhe e publikoi në “Judgment and Decision Making”. Në të, psikologu Paul Rozin, shpjegoi termin dhe thotë se “ky perceptim se trupi është mashtruar nga një faktor i jashtëm dhe se nuk ka një rrezik të vërtetë, çon në ndjesinë e kënaqësisë".

Studiuesit mendojnë se mazokizmi beninj buron nga kënaqësia që e ka origjinën nga kombinimi i ndjesive pozitive me ato negative. Një kërcënim që konsiderohet si beninj, për shembull provimi i një salce shumë pikante, një këngë e trishtuar që na ngjall kujtime, apo një film horror, prodhon emocione negative (sepse konsiderohet si një kërcënim nga trupi), por edhe pozitive, pasi truri e kupton që nuk ka asnjë rrezik të vërtetë. Kështu, lind dëshira për të vijuar të njëjtin aktivitet dhe për të ndjerë kënaqësi.

Aktiviteti, që të konsiderohet si mazokizëm benin duhet të nxisë një nivel të tolerueshëm të emocioneve negative, pasi nëse e tejkalon këtë limit, nuk prodhon më dëshirën për ta vazhduar, përkundrazi, njerëzit duan ta ndalojnë sa më shpejt.

Në këtë hulumtim, Paul Rozin dhe psikologë të tjerë identifikuan plot 29 aktivitete të lidhura me mazokizmin beninj. Ata u shprehën se trishtimi, melankolia, frika dhe neveria, nëse janë në kufijtë e duhura, mund të nxisin kënaqësinë te njerëzit.

Pra, saktësisht, kur shohim një film horror, dëgjojmë balada, konsumojmë ushqime pikante, prekim dhe shtrydhim puçrrat, në fakt jemi duke përjetuar mazokizmin beninj, ndaj kemi dëshirën e madhe që të vazhdojmë. 

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎