School & Career

4 gabime të zakonshme që ndodhin në një vend pune

4 gabime të zakonshme që ndodhin në një vend pune
FOTO: Vitalii Petrushenko/Getty Images

Të gjithë bëjnë gabime, por kur bëni një (ose disa) në punë, pasojat mund të jenë shpesh të dëmshme. Së pari, mos u frikësoni! Nëse humbni besimin e kolegëve, shefit/es apo vetes tuaj ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të zhbërë dëmin. Mason Farmani, një trajnues korporatash dhe të punësuarish tregon katër gabimet më të zakonshme që ndodhin në një ambient pune.

#1 Nuk flisni në mënyrë efektive

Kthejeni qëllim në vetvete faktin që duhet të dëgjoni, të komunikoni qartë dhe të mos bëni kurrë supozime. “Qëllimi i të gjitha komunikimeve duhet të jetë që dëgjuesi të dëgjojë qartë dhe të kuptojë atë që po flitet,” thotë Farmani.

#2 Nuk merrni iniciativa

Mungesa e iniciativës në ambientin e punës bën që të keni ndjenja izolimi dhe kënaqësi të reduktuar, pasi punonjësit ndihet të shkëputur nga përgjegjësitë dhe të nënvlerësuar. Këto situata mund të “minojnë” besimin, duke ndikuar negativisht në performancën e punës dhe mirëqenien mendore.

#3 I bëni gjërat sipas mënyrës suaj

“Çdo kompani ka politikat, protokollet dhe procedurat e veta. Ju duhet t'i ndiqni ato ose të diskutoni sugjerimet tuaja për ndryshime me eprorët dhe vendimmarrësit,” thotë Farmani. Nëse nuk ka një marrëveshje me shkrim për ndryshime, ju duhet të ndiqni protokollet e kompanisë dhe jo të veproni sipas mendjes suaj.

#4 Nuk i flisni gjërat

Të mos flasësh ka pasoja, edhe nëse mendoni se thjesht po ruani paqen e brendshme. Nëse keni frikë se dukeni keq në sytë e kolegëve apo eprorëve, apo më keq akoma nëse nuk flisni kur jeni duke u trajtuar keq në vendin e punës, atëherë situatat vetëm do të vështirësohen sepse do të merren të mirëqena nga të gjithë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎