School & Career

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose IT, ky është universiteti që bën për ty

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

Bazuar në artikullin publikuar së fundmi nga Anabel, ku të rinjtë i janë përgjigjur një ankete lidhur me universitetet dhe degët që kanë zgjedhur këtë vit, Tirana Business University rezulton si një prej universiteteve më të preferuara për sa i takon degëve të Administrimit të Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit.

Por, çfarë e bën TBU kaq të veçantë dhe të kërkuar për studentët?

Duket se një nga pikat më të forta të këtij Universiteti është ndërlidhja ndërmjet botës akademike me tregun e punës.

Thuajse të gjithë studentët e Universitetit janë të punësuar, ose punësohen gjatë kohës së studimeve të tyre, në kompanitë e Grupit BALFIN dhe në mbi 150 bizneset e tjera me të cilat ky institucion arsimor ka marrëveshje. Për t’iu përshtatur nevojave të studentëve, TBU është fleksibël me oraret dhe disa nga klasat zhvillohen pasdite.

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

E themeluar 14 vjet më parë dhe me 11 breza të diplomuar, TBU u mor nën administrimin e Grupit BALFIN dhe drejtohet nga ky i fundit prej rreth 2 vitesh, ku vetë presidenti i Grupit, z. Samir Mane, ka qenë mjaft aktiv në promovimin e universitetit pranë të rinjve, me synimin për ta kthyer këtë universitet në më të mirin në Shqipëri në fushën e Menaxhimit të Biznesit dhe të Teknologjisë së Informacionit.

Marrja e administrimit të TBU nga Grupi BALFIN, një prej konglomerateve më të mëdha dhe të fuqishme në rajon, ka sjellë një vizion të ri dhe inovativ për të ardhmen e universitetit.

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

TBU ofron programe në fushën e Administrimit të Biznesit, me profile si Menaxhim, Marketing, Financë-Kontabilitet, si dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në profilet Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Software, Inxhinieri Kompjuterike.

Përgjatë çdo viti akademik, krahas leksioneve të zakonshme dhe punës në laboratorë, jeta aktive studendore është e ndërtuar në mënyrë të atillë, që secili student të shfaqi interesat dhe pasionet e tij dhe të grupohet në klube përkatëse studentore, të cilat zhvillojnë mjaft aktivitete dëfryese dhe sociale.

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

Gjithashtu, duke qenë se ka një derë lidhëse direkte me botën e biznesit, përgjatë gjithë vitit, studentët marrin pjesë në takime me drejtuesit e bizneseve më të mëdha në vend, duke u njohur kështu me trandet e kohës në biznes, problematikat dhe sfidat e sektorit si dhe me zgjidhjet më kreative dhe inovatore.

Për më shumë mundësi për t’u njohur me benefitet e TBU, bursat dhe tarifat e rezervimit, mund të klikoni këtu.

Nëse je i ri/e re dhe do të ndjekësh studime për biznes ose

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎