Anabelizim

Kjo deklaratë për gratë është më shumë se thjesht skandaloze

Kjo deklaratë për gratë është më shumë se

Nuk e njoh Albi Lushin. Nuk kam lexuar ndonjë libër të tij. Madje, deri sot në mëngjes nuk e dija as që ekzistonte. Por, ja ku jemi - unë duke shkruar për të dhe ju duke lexuar për të, falë një inteviste të tij për Revistën Bordo që më mbërriti në telefon dhe që, me sa duket, po bën xhiron e internetit.

Tani, zakonisht, kur dikush bëhet viral për “mendime të thella” mbi gratë dhe marrëdhëniet, ka dy mundësi: ose ka thënë diçka të mençur (ndodh rrallë), ose ka nxjerrë nga goja një kombinim spektakolar të seksizmit, toksicitetit dhe vetëbesimit të tepruar. Fatkeqësisht (por jo diçka që nuk e prisja), Albi bën pjesë në kategorinë e dytë.

Pra, çfarë tha Albi që e bëri internetin të shpërthejë në komente aspak dashamirëse?

Epo, sipas tij, "nuk ka femra të vështira, ka femra që nuk pijnë alkool”. Stop. A e lexuat saktë? Po, po. Nëse keni nevojë për pak çaste sa të përpunoni këtë nivel mendimi, merrni kohën tuaj. E di që truri ndonjëherë refuzon të përpunojë deklarata të tilla.

Pra, sipas Albit, problemi nuk qenka që disa gra thjesht nuk kanë interes për ty - jo, jo, problemi qenka që nuk janë të dehura. Mjafton pak alkool dhe - abrakadabra - gruaja e "vështirë" zhduket si me magji! Çfarë zbuluam sot? Harrojeni pavarësinë, inteligjencën, dëshirat dhe vullnetin e lirë të një gruaje. Zgjidhja? Një shishe verë dhe prit! Gjithçka paska qenë një problem me përqindjen e alkoolit në gjak!

Të nënkuptojë dikush që një grua që ka pirë është më e lehtë për të qenë “e gjitha e jotja” është një deklaratë që i jep dritë jeshile abuzimit emocional dhe jo vetëm…

Por prit, ka ende! Albi gjithashtu deklaron se “nuk ka femra të vështira, ka meshkuj që janë të paaftë të manipulojnë mendjen e një femre”. Albi e sheh manipulimin si aftësi, diçka që burrat duhet ta “përvetësojnë” për të pasur sukses në marrëdhënie. Në botën e Albit, burrat ndahen në dy kategori: ata me lekë dhe ata që dinë të luajnë me psikologjinë e një gruaje. Dashuria, respekti, komunikimi? Jo, këto janë për dështakët! Sipas kësaj logjike, burrat duhet ose të kenë portofol të trashë, ose të kenë master në manipulim.

Duke qenë se Albi paska kaq shumë teori të shëmtuara mbi gratë, ndoshta është duke shkruar një libër të ri. Le t’i propozojmë disa tituj:

1. "Si të mos kuptosh gratë dhe të mburresh për këtë”

2. "Manipulimi për të paaftët: Një guidë për burrat që s’dinë si të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme”

3. "Gratë dhe Alkooli: Një histori dashurie që ekziston vetëm në kokën time"

Në fund, nëse ka një gjë që duhet të mësojmë nga kjo deklaratë, është kjo: Manipulimi nuk është aftësi; alkooli nuk është çelësi i suksesit në dashuri. Dhe nëse dikush mendon ndryshe, ndoshta është koha të lexojë një libër të mirë për marrëdhëniet - por jo të shkruar nga Albi Lushi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This statement about women is more than just scandalous

Kjo deklaratë për gratë është më shumë se

I don't know Albi Lushi. I haven't read any of his books. In fact, until this morning I didn't even know he existed. But here we are - me writing about him and you reading about him, thanks to a statement that came to my phone and that, apparently, is making the rounds on the internet.

Now, usually, when someone goes viral for "deep thoughts" on women and relationships, there are two possibilities: either they said something smart (rarely), or they blurted out a spectacular combination of sexism, toxicity, and overconfidence. Unfortunately (but not unexpectedly), Albi falls into the latter category.

So what did Albi say that made the internet explode with unkind comments?

Well, according to him, "there are no difficult women, there are women who don't drink alcohol." Stop. Did you read that correctly? Yes, yes. If you need a few moments to process this level of thought, take your time. I know that the brain sometimes refuses to process such statements.

So, according to Albi, the problem is not that some women are simply not interested in you - no, no, the problem is that they are not drunk. A little alcohol is enough and -  abracadabra  - the "difficult" woman disappears as if by magic! What did we discover today? Forget about a woman's independence, intelligence, desires and free will. The solution? A bottle of wine and wait! It was all a problem with the percentage of alcohol in the blood!

For someone to imply that a woman who has been drinking is easier to be "all yours" is a statement that gives a green light to emotional abuse and not only...

But wait, there's more! Albi also declares that "there are no difficult women, there are men who are incapable of manipulating a woman's mind". Albi sees manipulation as a skill, something that men must "acquire" in order to succeed in relationships. In Albi's world, men are divided into two categories: those with money and those who know how to play with a woman's psychology. Love, respect, communication? No, these are for losers! According to this logic, men must either have a thick wallet, or have a master's degree in manipulation.

Since Albi has so many ugly theories about women, he's probably writing a new book. Let's suggest some titles:

1. "How to not understand women and brag about it"

2. "Manipulation for the Incompetent: A Guide for Men Who Don't Know How to Create Healthy Relationships"

3. "Women and Alcohol: A Love Story That Only Exists in My Head"

In the end, if there's one thing we should learn from this statement, it's this: Manipulation is not a skill; alcohol is not the key to success in love. And if anyone thinks otherwise, maybe it's time to read a good book about relationships - but not one written by Albi Lushi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)