Anabelizim

Albi Lushi flet për deklaratën: “Ishte thjesht një shaka”

Albi Lushi flet për deklaratën: “Ishte thjesht një

Pas reagimeve të shumta mbi deklaratën e tij virale, Albi Lushi ka vendosur të sqarojë se gjithçka ishte “thjesht një batutë” dhe se ai nuk beson realisht se gratë “bëhen të lehta” pas konsumimit të alkoolit. Në një deklaratë të re për “Pa Manual” nga Andale, ai thotë:

“Unë nuk besoj se ju jeni nga ato vajza që duhet të pini alkool për t’u bërë të vështira apo të lehta. Nuk besoj se ka vajza ose djem të vështirë apo të lehtë. Unë besoj se ka vajza e djem që ndjejnë ose nuk ndjejnë, dashurojnë ose nuk dashurojnë. Njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë luaj me batutën.”

Pra, sipas tij, komenti që shkaktoi gjithë këtë debat ishte thjesht një shaka e momentit në një bisedë tavoline, e bërë për të argëtuar të pranishmit, pa e ditur që po regjistrohej.

Por, a është ky një justifikim i vlefshëm?

Nuk është hera e parë që deklarata të tilla “sqarohen” më vonë si shaka. Në fakt, kjo është një formulë e njohur: thuaj diçka problematike, prite reagimin e publikut dhe nëse del jashtë kontrollit, tërhiqe duke e cilësuar si humor. Në këtë rast, dilema është: a e ndryshon vërtet kuptimin e deklaratës fakti që ai nuk e dinte që po regjistrohej? Sepse, nëse ky ishte një mendim që ai ndau në një rreth të ngushtë situata është edhr më e keqe.

E vërteta është se një shaka nuk është gjithmonë e pafajshme. Një shaka për gratë dhe alkoolin, në një kontekst ku abuzimi dhe manipulimi emocional janë probleme reale, nuk është diçka që mund të kalohet me një “e keni keqkuptuar”. Në fund të fundit, humori nuk funksionon dot pa një ndjenjë përgjegjësie.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

Albi Lushi talks about the statement: "It was just a joke"

Albi Lushi flet për deklaratën: “Ishte thjesht një

After numerous reactions to his viral statement, Albi Lushi has decided to clarify that everything was "just a joke" and that he does not really believe that women "become easy" after consuming alcohol. In a new statement to "Pa Manual" by Andale, he says:

"I don't believe you're one of those girls who has to drink alcohol to become tough or easy. I don't believe there are tough or easy girls or boys. I believe there are girls and boys who feel or don't feel, love or don't love. People who know me well know that I play with the bat."

So, according to him, the comment that caused this whole debate was simply a spur-of-the-moment joke in a table conversation, made to entertain those present, without knowing that he was being recorded.

But is this a valid justification?

It's not the first time that such statements have been "explained" later as jokes. In fact, this is a familiar formula: say something problematic, wait for the public's reaction, and if it gets out of hand, retract it by calling it humor.

In this case, the dilemma is: does the fact that he did not know he was being recorded really change the meaning of the statement? Because, if this was an opinion that he shared in a narrow circle, the situation is much worse.

The truth is that a joke is not always innocent. A joke about women and alcohol, in a context where abuse and emotional manipulation are real problems, is not something that can be dismissed with a “you misunderstood.” After all, humor cannot work without a sense of responsibility.