Lifestyle

Mit apo fakt: Papa ka të drejtë të urdhërojë vrasjen e kujt të dojë dhe të mos dënohet?

Mit apo fakt: Papa ka të drejtë të urdhërojë vrasjen e

Mos bëj hile! Para se ta lexosh:

Poll

Vërdallë mund të kesh lexuar se Papa është ndër të paktët njerëz në botë që mund të urdhërojë vrasjen e kujt të dojë dhe të mos dënohet. Njerëz të ndryshëm e kanë nisur si teori konspiracioni dhe tanimë, është e përhapur dhe e dëgjuar. Por, si qëndron e vërteta?

Në fakt, nuk është aspak e vërtetë! Papa nuk mund të urdhërojë vrasjen e askujt dhe kjo nuk është fare e ligjshme! Ai është një lider shpirtëror, jo një vrasës apo sundues sekret, i cili vendos fatet e njerëzve.

Duke qenë se Papa është kreu i Kishës Katolike dhe udhëheqësi i qytet-shtetit të Vatikanit, ai nuk ka pushtet ligjor mbi shtetet e tjera dhe qytetarët e tyre. Kështu, afërmendsh, nuk mund të urdhërojë vrasjen e dikujt tjetër.

Të mos harrojmë faktin se Papa është simboli i paqes, mëshirës dhe faljes. Domethënë, ulu dhe mendo: A ekziston mundësia që Papa të urrejë aq shumë dikë në një cep të botës dhe ta dojë të vdekur? Nëse do të ekzistonte ky ligj, do të binte ndesh me atë që një Papë përfaqëson.

Disa arsye pse besohet në këtë teori:

Roli i Papës në Mesjetë

Feja ka qenë shumë e pushtetshme në Mesjetë dhe në njëfarë pike, kishte më shumë pushtet se vetë mbretëria. Kisha mund të shpallte luftën dhe të komandonte kryqëzata. Duke marrë në konsideratë një fuqi kaq të madhe, urdhrat papnorë kishin edhe pasoja fatale për kombe apo individë, por kjo ka ndodhur në mënyrë indirekte, përmes politikës e çështjeve fetare, jo përmes nxitjeve personale.

Sekretet e Vatikanit

Arkivi sekret i Vatikanit gjithnjë ka ndezur debate dhe teori konspiracioni, sepse nuk është i hapur për publikun. Ka qindra pretendime se në Vatikan ka dokumente për alienët, sekrete që mund të shkatërrojnë shtete, madje edhe formula për magjira të zeza, por asgjë nuk është vërtetuar.

Trillimet

Romane si për shembull “Kodi i Da Vinçit” apo “Engjëj dhe Djaj” (Dan Brown) e kanë përforcuar idenë se Vatikani është vatra e sekreteve të tmerrshme dhe të errëta. Sigurisht, një rol të madh luajnë filmat, serialet dhe të tjera histori të trilluara, të cilat shpeshherë merren dhe trajtohen si të vërteta.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎