Lifestyle

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Mëngjesi nis butësisht në Green Coast, me rrezet e diellit që ndriçojnë mbi det dhe një aromë të lehtë kripe në ajër. Kafja dhe mëngjesi shijohen në tarracën e vilës, apartamentit, apo në baret dhe restorantet buzë detit, duke parë dallgët që përplasen në breg. Në këtë moment qetësie, një libër i hapur, një mendim i shkruar në letër apo meditimi duke vështruar horizontin, është fillimi i një dite ndryshe nga e zakonshmja.

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Kur dielli ngrihet më lart, nis edhe aventura. Green Coast shtrihet në një zonë të mbushur me shtigje hiking për t’u eksploruar, që nisin në bregdet dhe ngjiten përgjatë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Një prej tyre është edhe Shtegu i Cezarit, rruga nëpër të cilën ka kaluar Jul Cezari me legjionin e tij pasi ankoroi anijen në Green Coast, duke i dhënë këtij bregu një histori që vazhdon të jetojë mes gurëve dhe dallgëve.

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Gjatë eksplorimit të historisë së pasur të kësaj zone, nuk mund të mungojë as kisha e vjetër e Shën Nikollës me ikonat e lashta dhe nëse dëshira për aventurë është ende e fortë, dita vazhdon në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Si një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë dhe pjesë e vendeve të UNESCO-s, ky park përbëhet nga pyje të dendura, shtigje panoramike, pamje mbresëlënëse të Rivierës Shqiptare nga lart dhe të gjitha shijet e kuzhinës tradionale.

Pas një dreke të shijshme, pasditja të rikthen në Green Coast, ku dielli fillon të ulet ngadalë dhe e mbështjell natyrën e egër me ngjyrat e ngrohta të perëndimit. Kjo është “ora e artë” që mezi e presin të gjithë të apasionuarit e fotografisë. Me peizazhet shumëngjyrëshe që krijon bashkimi i detit dhe malit, bukuritë natyrore nuk zbehen, por tjetërsohen në çdo stinë, për të përcjellë gjendje të ndryshme që të prekin njëlloj.

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Kur vjen mbrëmja, dita mbyllet aty ku filloi, buzë detit. Përreth zjarrit të ndezur, me një gotë verë në dorë, bisedat mes miqve zgjasin deri vonë, me zhurmën e detit në sfond. Ndryshe nga muajt e nxehtë të verës, Green Coast tani rrezaton një tjetër energji, pasi koha ecën më ngadalë dhe çdo moment shijohet ndryshe. Larg zhurmës dhe përditshmërisë, ky është një vend që të fton të zhytesh në natyrë, histori dhe përvoja unike.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎