Kamala Harris flet për mundësinë reale të një lufte në Europë
Zëvendës-presidentja Kamala Harris paralajmëroi mundësinë ditën e djeshme mundësinë reale për një luftë në Europë.
Teksa fliste për mediat në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Harris u bëri thirrje të gjithëve të ndalen për një çast për të kuptuar rëndësinë e vërtetë të situatës, lidhur me trupat rusë në kufirin ukrainas.
“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Europë."- u shpreh ajo.
Udhëheqësit perëndimorë paralajmërojnë se rusia është e gatshme të sulmojë Ukrainën e cila aktualisht është e rrethuar nga të gjitha anët, me rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake ruse.
Nga ana tjetër, Rusia mohon të ketë plane për pushtimin e Ukrainës.
Stuhia "Eunice" lë pa energji më shumë se 500 mijë shtëpi në Poloni
Rreth 524 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, kurse 2600 të tjera janë dëmtuar në Poloni për shkak të stuhisë "Eunice".
Plot 67 udhëtime ndërqytetase janë anuluar për shkak të stuhisë, e ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të mos dalin nga shtëpia. Stuhia ekstreme e 17 shkurtit shkaktoi vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në Poloni.
Boris Johnson pritet t'i japë fund rregullave kundër Covid-19: "Moment krenarie"
Kryeministei britanik Boris Johnson pritet të lirojë gjithë masat kufizuese kundër Covid-19 gjatë kësaj jave, duke e quajtur një ngjarje të tillë si "moment krenarie". Qeveria ka vendosur të zgjedhë strategjinë e të "jetuarit me virusin" pavarësisht shqetësimeve të shkencëtarëve, ekspertëve të shëndetit dhe ekspertëve, të cilët mendojnë se kjo lëvizje është e pamenduar mirë.
Testet kundër Covid-19 nuk do të jenë më një kusht, përveç personave mbi 80-vjeç. Gjithë ndryshimet e masave do të bëhen publike ditën e sotme (21 shkurt) për t'u vënë në zbatim në fund të kësaj jave.
Kreu britanik bëri me dije se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm pasi koronavirusi mbetet një sëmundje e rrezikshme për njerëzit e pavaksinuar dhe ata më të riskuarit, por nga ana tjetër shtoi se vendi ka nevojë për t'u kthyer sërish në këmbë dhe në jetën normale.
Biden pranon të takohet me Putin
Presidenti Joe Biden, të paktën parimisht ka rënë dakord për të zhvilluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin me qëllim diskutimin e situatës në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën. Bisedat mes krerëve të superfuqive, do të bëhen në funksion të një zgjidhjeje të mundshme diplomatike. Sipas SHBA, Rusia është gati për të nisur pushtimin, e ndërsa nga ana tjetër Moska e mohon një pretendim të tillë.
Burimi: The Guardian, BBC, CNN