Health

Nisur nga Justin Timberlake, Bella Hadid etj: Ç’duhet të dish për sëmundjen Lyme?

Nisur nga Justin Timberlake, Bella Hadid etj: Ç’duhet të dish
Getty

Justin Timberlake ndau me publikun se vuan nga sëmundja Lyme, e cila ka prekur edhe të tjerë të famshëm si: Justin Bieber, Bella Hadid, Yolanda Hadid, Riley Keough, Kelley Flanagan, Amy Schumer, Avril Lavigne, Kelly Osbourne etj.

Nisur nga Justin Timberlake, Bella Hadid etj: Ç’duhet të dish

Nisur nga rastet e tyre, ja ç’duhet të dish për sëmundjen:

Sëmundja Lyme është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Borrelia burgdorferi. B. burgdorferi transmetohet tek njerëzit me anë të një pickimi. Bakteri duhet të jetë i pranishëm në lëkurë për të paktën 36 orë për të transmetuar infeksionin. Shumë njerëz me sëmundjen Lyme nuk e mbajnë mend pickimin.

Sëmundja u njoh për herë të parë në qytetin Old Lyme, Connecticut, në vitin 1975 dhe është sëmundja më e zakonshme e shkaktuar nga këpushat në Europë dhe Shtetet e Bashkuara (këpushë - parazit i vogël, në trajtën e një merimange e që u ngjitet në lëkurë bagëtive, qenve, njerëzve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje ngjitëse; rriqër).

Njerëzit që jetojnë ose kalojnë kohë në zona të pyllëzuara të njohura për transmetimin e sëmundjes kanë më shumë gjasa të marrin këtë sëmundje. Njerëzit me kafshë shtëpiake që vizitojnë zona të pyllëzuara gjithashtu kanë një rrezik më të lartë për të marrë sëmundjen Lyme.

Simptomat e sëmundjes Lyme

Njerëzit me sëmundjen Lyme mund të reagojnë ndryshe ndaj saj dhe simptomat mund të ndryshojnë përsa i përket ashpërsisë. Megjithëse Lyme zakonisht ndahet në tre faza – e lokalizuar herët, e përhapur herët dhe e përhapur vonë - simptomat mund të mbivendosen.

Disa njerëz gjithashtu mund të kenë një fazë të mëvonshme të sëmundjes pa patur simptoma të sëmundjes së hershme.

Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme:

- një skuqje rrethore në lëkurë
- lodhje
- dhimbje dhe ënjtje
- dhimbje muskulore
- dhimbje koke
- ethe
- nyje limfatike të fryra
- shqetësime në gjumë
- vështirësi në përqendrim

Simptomat e sëmundjes te fëmijët:

- lodhje
- dhimbje kyçesh dhe muskujsh
- simptoma të tjera të ngjashme me gripin

Këto simptoma mund të shfaqen shpejt pas infeksionit, muaj ose vite më vonë.

Parandalimi

Parandalimi i sëmundjes Lyme kryesisht përfshin zvogëlimin e rrezikut tuaj për të përjetuar një pickim të këpushave. 

- Vishni pantallona të gjata dhe këmisha me mëngë të gjata kur jeni jashtë, sidomos në ambiente me kafshë dhe/ose në natyrë.

- Përdorni ilaç kundër insekteve.

- Jini vigjilentë. Kontrolloni fëmijët, kafshët shtëpiake dhe veten tuaj.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎