KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
News

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025: Ku renditet Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025: Ku

Edhe këtë vit, Indeksi i Pasportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë për 2025-ën, bazuar kjo në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Cila pasaportë është më e fuqishmja në botë?

Njësoj si një vit më parë, edhe këtë vit, Singapori kryeson listën si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.

Qytetarët e pajisur me këtë pasaportë gëzojnë akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet.

Japonia është e dyta në renditje, me 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.

Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza.

Pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Europian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Në zonën Shengen bëjnë pjesë shtatë vende të BE-së, secili me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025

1. Singapor (195 destinacione)

2. Japonia (193)

3. Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)

4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)

5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)

6. Greqi, Australi (189)

7. Kanada, Poloni, Maltë (188)

8. Hungari, Çeki (187)

9. Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)

10. Lituani, Letoni, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)

Ku renditet Shqipëria?

Pasaporta shqiptare renditet në vend e 43-të në botë sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025. Duhet thënë se ka bërë progres krahasuar me renditjen e një viti më parë, me një përmirësim me 5 vende.

Megjithatë, pasaporta shqiptare renditet e fundit në rajon, duke lënë pas vetëm atë të Kosovës.

Sa i përket rajoni, pasaporta serbe paraqitet më e fuqishmja, duke u renditur në vendin e 34-të.

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"