Showbiz

Përballen (me po aq tension) Aulona Musta dhe Beniada Nishani, pas përplasjes së bujshme

Përballen (me po aq tension)  Aulona Musta dhe Beniada Nishani, pas
Foto: Aulona Musta, Beniada Nishani/ Instagram

Në një përballje në "Për'Puthen" pas një përplasjeje virtuale disa muaj më parë, Beniada Nishani dhe Aulona Musta u desh të bënin opinionisten së bashku për një puntatë, por jo pa shuar zjarrin mes të dyjave një herë.

E pyetur nga Megi Pojani, nëse "mund të jetë një opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip", Aulona u përgjigj:

"Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj se kushdo ka të drejtë të japë mendime, patjetër dhe një vajzë që nuk flet shumë mirë shqip. Megjithatë, unë i qëndroj idesë sime që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen. Njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik."

Ndonëse Beniada tha se "nuk i interesonte përgjigjja, por do e dëgjonte prej edukatës", nuk përtoi të bënte një replikë po aq të ngarkuar sa në "përplasjen" e parë:

"Unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme të të shprehurit. Mbase [ka] njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte, [por] më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës, se[sa] me komunikimin perfekt, por me gjuhën e urrejtjes."

Dhe ndonëse Aulona u përpoq ta zbuste situatën duke thënë se Beniadën e ka vlerësuar që nga fillimi për karakterin dhe bukurinë, dhe deklarata e saj s'ishte aspak personale, Beniada ia priti se "donte të vazhdonte me programin sepse po e zinte gjumi". Ouch! Jo dhe aq elegante prej teje Beniada.

Por ç'kanë vajzat me njëra-tjetrën?

E ftuar në The Dalina Show në qeshor të këtij viti, Aulona u shpreh gjatë bisedës:

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…,” deklaratë që u mbështet dhe nga Fatma Haxhialiu, po ashtu e ftuar në podkast.

Po çfarë tha vetë Beniada? Një përgjigje ironike në Instagram Story, ku u shpreh:

“Është një shprehje shumë të bukur që thotë ‘qentë le të lehin dhe kravani ecën përpara.’”

Një frazë që me gjasa kishte për qëllim të tregonte vetëbesim, por përfundoi duke përforcuar saktësisht atë për të cilën po kritikohej: gjuhën e pasaktë. Në një fjali të vetme pati dy gabime – “shprehje shumë të bukur” (në vend të “shumë e bukur”) dhe “kravani” (në vend të “karvani”).

Sjelljes fodulle të Beniadës i kemi dedikuar një shkrim më parë, dhe meqë nuk paska ndryshuar ende, mund ta lexoni këtu.

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

Aulona Musta and Beniada Nishani face off after the sensational clash

Përballen (me po aq tension)  Aulona Musta dhe Beniada Nishani, pas
Photo: Aulona Musta, Beniada Nishani/ Instagram

In a showdown on "Për'Puthen" after a virtual clash a few months ago, Beniada Nishani and Aulona Musta had to do the opinion piece together for a piece, but not without extinguishing the fire between the two once.

Asked by Megi Pojani if ​​"someone who doesn't speak Albanian well can be an opinion writer," Aulona replied:

"Of course, an opinion writer who doesn't speak Albanian well can be and give her opinions because everyone has the right to give opinions, certainly a girl who doesn't speak Albanian very well. However, I stand by my idea that a presenter can't be if she doesn't speak Albanian well. Just like I can't do a political show."

Although Beniada said that he "didn't care about the answer, but would listen out of politeness," he didn't hesitate to make a reply just as loaded as in the first "clash":

"I think that each of us has our own characteristics and each of us has different ways of expressing ourselves. Maybe [there are] people who don't have perfect grammar, [but] it's better to speak with communication from the heart, than with perfect communication, but with the language of hate."

And although Aulona tried to defuse the situation by saying that she had appreciated Beniada from the beginning for her character and beauty, and that her statement was not at all personal, Beniada replied that she "wanted to continue with the program because she was falling asleep." Ouch! Not so elegant of you Beniada.

But what do girls have to do with each other?

Invited to The Dalina Show  in June of this year, Aulona said during the conversation:

"For me, the fact that Beniada presents an afternoon show when he doesn't know how to speak Albanian properly, on public television...," a statement that was supported by Fatma Haxhialiu, also a guest on the podcast.

What did Beniada himself say? An ironic response on Instagram Story, where he said:

“It's a very beautiful expression that says 'let the dogs bark and the caravan moves forward.'”

A phrase that was likely intended to convey confidence, but ended up reinforcing exactly what it was being criticized for: incorrect language. In a single sentence, there were two errors – “very beautiful expression” (instead of “very beautiful”) and “caravan” (instead of “caravan”).

We have previously dedicated an article to Beniada's arrogant behavior, and since it has not changed yet, you can read it here .