KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Showbiz

Produksioni i "Big Brother" po kërkon të krijojë një Luiz të dytë, por s’mund ta ketë

Produksioni i "Big Brother" po kërkon të krijojë

“Historia përsërit veten, fillimisht si tragjedi, pastaj si farsë.“ - Karl Marksi. Me sa duket, edhe produksioni i “Big Brother VIP Albania” po e lexon Marksin, por me pak vonesë. Ata e kuptuan se fenomeni Luiz Ejlli i sezonit të dytë ishte një “minierë ari” dhe tani po përpiqen ta riformatojnë skemën me Gjestin, por harrojnë një gjë të vogël: Luiz Ejlli nuk ishte produkt laboratori.

Një Luiz i dytë? Jo, skenari nuk do të funksionojë! Luizi u shndërrua në fenomen (na pëlqente apo jo loja e tij, ky është tjetër diskutim) sepse u pozicionua kundër të gjithë shtëpisë, madje edhe kundër opinionistëve apo produksionit. Ai e ktheu lojën në një arenë ku ishte i vetëm kundër “sistemit”. Kjo krijoi tension, dramë dhe mbi të gjitha, emocion – sepse publiku lidhet natyrshëm me dikë që është “i pambrojtur”.

Nga ana tjetër, Gjesti është energjik, krijon debate dhe ngacmime, por nuk e mban dot audiencën mbërthyer. Kjo, sepse zor se mund të krijojë lidhje me publikun e çdo grupmoshe kur nuk ka debate konstruktive dhe të mirëargumentuara, por në vend të tyre, fjali të zbrazëta “u kry çdo sen” dhe “të nguc kingi” .

Produksioni i "Big Brother" po kërkon të krijojë

Pra, Gjesti – edhe pse ka mbështetës, patjetër – nuk mund të shndërrohet në një Luiz sepse nuk ka kundërshtarë të vërtetë. Po ta shihni me vëmendje, do të kuptoni se ai trajtohet urtë e butë nga moderatori, opinionistët apo stafi i montazhit.

Le të përmendim disa raste. Kur Gjesti e quajti G Banin “qorr i Lalzit”, nuk u bë asnjë diskutim, ndërsa kur Rozana përdori “gagaçe”, u komentua në studio fyerja. Gjesti kaloi murin e shtëpisë, një nga rregullat bazë të formatit. U penalizua? Po, por vetëm me reduktim të çmimin të madh nëse fiton. Po ta kishte bërë dikush tjetër, do ishte përjashtuar direkt. Po kur Gjesti i shkon nga mbrapa Eglit, e puth, përqafon dhe kërkon vëmendjen e saj, pse nuk publikohen momentet në Instagram/YouTube, por përqendrohen vetëm te momentet kur Egli “i shkon nga pas”?.

Tani kalojmë te diskutimi për nishanin në prime-n e djeshëm. Arbi, që nuk kursehet me ironitë dhe batutat, shpeshherë edhe tallëse për banorët e tjerë (kujto Joz Shina, Joz Francezi, ç’më qesh ashtu?) komentoi ftohtë dhe mezi po i gjente fjalën për të mos e mërzitur Gjestin duke i thënë vetëm: “Kjo sjellje e Gjestit ndaj Eglit tregon mungesë etike për mënyrën si duhet të shprehet dikush ndaj një njeriu që e konsideron të afërt”.

Ndërsa Neda – e njohur për debatet e saj shpeshherë edhe në nivele personale (me Rozanën) apo për komentet e ashpra për temat delikate (kujto kur i tha Eglit “ti ke folur një orë me prapranicën e një djali") – iu drejtua Gjestit a thua se ky i fundit ishte një fëmijë kopshti dhe kishte merak mos qante. “Unë nuk e vendos në dyshim që Gjesti nuk ka dashur të të lëndojë…”. Gjesti, me një mospërfillje për debatin, ngrihet dhe ikën dhe Neda butësisht pyet: “Ku po ikën o Gjesti? Gjesti?”.

Produksioni i "Big Brother" po kërkon të krijojë

Shtojmë edhe qasjen e Ledionit që teksa Gjesti refuzoi të komentonte debatin për nishanin dhe tha në mënyrë kategorike “nuk flas”, u përpoq t’ia shpjegonte me qetësi pse po zgjidhnin ta diskutonin (dikur nuk mbajti të njëjtin qëndrim ndaj Jetmirit që nuk pranoi të komentonte, përkundrazi, iu drejtua me ironi dhe i përmendi që komentonte në TikTok).

Një burim i sigurt na ka konfirmuar se Gjesti ka nënshkruar një kontratë dhe ka kaluar në menaxhimin e Top Channel. Kjo na bind edhe më shumë që ai po trajtohet ndryshe nga banorët e tjerë.

Me këtë logjikë, loja po bëhet e padrejtë për banorët e tjerë. Duke favorizuar hapur Gjestin, produksioni po ul besueshmërinë e formatit dhe po përjashton çdo mundësi që të lindë një fenomen i ri autentik.

Teksa po përpiqen të prodhojë një ikonë, kanë harruar që ikonat nuk krijohen me skenar.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"