Showbiz

Qeshën me lojtarin afrikan: Kritika ndaj Hygerta Sakos & panelistëve për sjelljen e shëmtuar

Qeshën me lojtarin afrikan: Kritika ndaj Hygerta Sakos &
Foto: "Super Gol"/ RTSH

Hygerta Sako dhe 3 panelistët Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, në emisionin e sportit në RTSH, "Super Gol", nuk mbajtën dot të qeshurat pasi një lojtar me origjinë nga Afrika, që luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit, u shfaq në ekran për t'u intervistuar nga gazetari.

Në momentin që lojtari shfaqet, fillojnë të qeshurat, të cilat Hygerta Sako si fillim i adreson për shkak se "nuk mban mend emrin e vështirë për t'u shqiptuar të lojtarit". Emri, Arnold Kwaku Siaw, shqiptohet Arnold Kuoku Sou dhe s'na duket se ka ndonjë komplikim të madh deri këtu. Gjithsesi, ka një arsye pse programet televizive kanë moderatorë, në mënyrë që t'i njohin njerëzit që do të kenë në emisionet e tyre.

Intervista përfundon shpejt, të qeshurat vazhdojnë të mbahen me zor brenda, dhe Hygerta Sako shton në fund se nuk ka asnjë pyetje për t'i bërë lojtarit sepse "nuk do ta komplikojë më shumë situatën me pyetjet dhe batutat tejet të komplikuara të Gert Haxhiut dhe Ardi Beharit".

Dakord, po atëherë kur menduam se s'kishte ku të shkonte më keq se kaq, Gert Haxhiu vendos të na e thotë dhe ne batutën e tij të komplikuar: "Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit e zbuloi [portretin e lojtarit] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin". 

Wow Gerti! Njeri me ngjyrë në ekran! E paprecedentë! Mirë që shokun kulturor që ndjeni në të tilla momente s'ju themi dot ta eliminoni, por është kaq e nevojshme të shtoni dhe komente që tregojnë injorancë totale dhe mungesë respekti pas?

Në fund, Hygerta Sako u përpoq ta rregullonte atë që e quajti "batutë" të të ftuarit të vet duke thënë se "e kishte fajin LED-i i RTSH-së", por tepër vonë. Emisioni transmetohet live dhe kuptohet që s'është e thjeshtë të ruash kontrollin në disa momente, ajo që s'kuptohet, është se pse emisioni është i plotë në YouTube ama, pa asnjë prerje të këtij momenti të shëmtuar.

Me siguri, personi që e ka bërë këtë të fundit, s'do ndihet aq mirë kur të shohë se momenti është bërë viral, dhe njerëzit po kritikojnë sjelljen. 

Për situatën reagoi dhe faqja e KF Burrelit në Instagram, duke shkruar:

"Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

They laughed at the African player: Criticism of Hygerta Sakon & the panelists for their ugly behavior

Qeshën me lojtarin afrikan: Kritika ndaj Hygerta Sakos &
Photo: "Super Gol"/ RTSH

Hygerta Sako and the 3 panelists Ardi Behari, Gert Haxhiu and Klajdi Kola, on the RTSH sports show, "Super Gol", could not hold back their laughter after a player of African origin, who plays in Albania with Burrel's team, appeared on screen to be interviewed by the journalist.

The moment the player appears, laughter begins, which Hygerta Sako initially addresses because she "can't remember the player's difficult-to-pronounce name". The name, Arnold Kwaku Siaw, is pronounced Arnold Kuoku Sou and it doesn't seem like there's any major complication here. However, there's a reason why television programs have moderators, so that they can get to know the people they're going to have on their shows.

The interview ends quickly, the laughter continues to be barely contained, and Hygerta Sako adds at the end that she has no questions to ask the player because "she will not complicate the situation further with Gert Haxhiu and Ardi Behari's extremely complicated questions and jokes."

Okay, just when we thought it couldn't get any worse, Gert Haxhiu decides to tell us his complicated joke: "Thank you to RTSH for revealing [the player's portrait] at the last moment because it looked like the stories of those people who don't want to talk." 

Wow Gerti! A black person on screen! Unprecedented! It's good that we can't tell you to eliminate the cultural shock you feel in such moments, but is it so necessary to add comments that show total ignorance and lack of respect behind?

In the end, Hygerta Sako tried to fix what she called her guest's "joke" by saying that "the RTSH LED was to blame", but too late. However, the show is broadcast live and it is understandable that it is not easy to maintain control at some moments. What is not understood is why the show is in full on YouTube, but without any cuts of this ugly moment.

Surely, the person who did the latter won't feel so good when they see that the moment has gone viral, and people are criticizing the behavior. 

KF Burreli's Instagram page also reacted to the situation, writing:

"On a sports television show, a shameful act of bullying and mockery was committed against our player Siaw, who with professionalism and humility is honorably representing Burrel."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)