Metropolitan

Selena Gomez flet për komentet dhe sfidat me peshën e saj: “Jam shumë e ndjeshme”

Selena Gomez flet për komentet dhe sfidat me peshën e saj: “Jam
GC Images

 
Selena Gomez ka folur hapur për komentet e vazhdueshme fyese karshi trupit të saj, të cilat e kanë shoqëruar për vite me radhë. Pasojat e këtyre komenteve në rrjet kanë sjellë pasiguri për këngëtaren dhe aktoren dhe për këtë, ajo është shprehur në intervistën ekskluzive për Allure.
 
“Jam përballur me shumë probleme peshe në jetën time dhe kjo është diçka ndaj së cilës jam shumë e ndjeshme”, u shpreh, duke shtuar se lufton me këto mendime dhe pasiguri dhe përpiqet t’i trajtojë përmes terapisë të sjelljes (DBT), e cila është një “lloj terapie për njerëzit që përjetojnë emocionet e tyre në mënyrë shumë intensive”.

Selena Gomez flet për komentet dhe sfidat me peshën e saj: “Jam

“Më lëndoi një person që më tha se isha e shëndoshë. Pse po përjetova këtë emocion? Oh, e kuptova! Sepse asokohe po kaloja probleme shëndetësore dhe kisha shtuar peshë”, u shpreh Sel, por theksoi se që këto komente të mos kenë më ndikim, duhet me patjetër që të duash të punosh me veten, edhe pse kjo mund të jetë sfiduese.

Sel foli edhe për rëndësinë e terapisë, të cilën e cilësoi si “kartolinë e vogël që të vjen kur ndien një emocion të caktuar dhe bën pyetje që të ndihmojnë të kuptosh më mirë atë që po përjeton”.
 
Aktorja dhe këngëtarja ceku edhe diagnozën me çrregullim bipolar, të cilën e bëri publike në vitin 2020. Selena u shpreh se asokohe u ndje “sikur kishte hequr një barrë të madhe nga shpatullat”.

Selena Gomez flet për komentet dhe sfidat me peshën e saj: “Jam
 
Në vitin 2014, Gomez u diagnostikua gjithashtu me lupus dhe më pas iu nënshtrua një transplantimi të veshkës dhe kimioterapisë. Ajo zbuloi se kurat për lupus i shkaktojnë luhatje në peshë, por megjithatë vazhdon të përballet me kritika dhe spekulime për pamjen e saj.

“Kur i marr ilaçet, trupi ka tendencë të mbajë shumë lëngje dhe kjo është diçka shumë normale. Kur i ndërpres, zakonisht humbas peshë,” tha Selena në një video në TikTok në shkurt të vitit 2023.

“Po, kam ditë kur ndoshta ndihemi keq, por unë do të preferoja shumë më tepër të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten time. Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë,” tha ajo në videon në fjalë.

Selena Gomez flet për komentet dhe sfidat me peshën e saj: “Jam
 
Ylli i “Only Murders in the Building” theksoi se ajo “nuk është modele” dhe “nuk do të jetë kurrë", ndaj duan, s'duan komentuesit, duhet ta lënë rehat të shijojë jetën e saj! 

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎