Tani me Shop Trend nuk duhet të shqetësoheni më për asgjë! Shop Trend filloi si një shopping blog ku ju merrni vesh uljet e para, veshjet e ndryshme të markave që gjenden në Shqipëri, pa pasur nevojë të shkoni fizikisht në dyqane e më pas vazhdoi edhe si një personal shopper.
Çfarë do të thotë: Ju shihni koleksionet e fundit te faqja Shop Trend, zgjidhni çfarë dëshironi dhe ajo shkon i merr për ju. Por jo vetëm, ju mund ti kërkoni çdo lloj marke që nuk është aty, por në një dyqan tjetër në Tiranë apo firma të huaja dhe Shop Trend gjen mundësinë për të shkuar dhe për ti marrë.
Mos u limitoni vetëm me produktet që ka faqja, por tani çdo lloj artikulli që dëshironi, mund ta bëni tuajin shumë kollaj.
Shop Trend ju prezanton me koleksionet e fundit të Zara, Bershka, Stradivarius, ku dhe ju jep çmimet reale të produkteve si dhe numrin e referencës nqs do shkoni të merrni fiks atë produkt.
Shërbimi është brenda 24 orëve dhe porosia merret nga website-t zyrtare.
Orari: Në çdo moment të ditës