Lifestyle

Si të pastrosh shtëpinë pa u lodhur kot (dhe pa e kthyer në dramën e javës)

Si të pastrosh shtëpinë pa u lodhur kot (dhe pa e kthyer në

Le ta pranojmë: pastrimi i shtëpisë është si një mini-maratonë dhe askush nuk ka qejf të vrapojë. Por me pak organizim dhe ca truke të vogla, kjo punë s’të merr gjithë ditën.

1. Planifikimi është gjysma e pastrimit

Para se të fillosh të fshish në mënyrë kaotike, mendo: cilat zona do pastrosh dhe në çfarë radhe? Bëj një listë të thjeshtë në telefon ose në letër.

2. Mbaji mjetet e pastrimit gati

S’ka asgjë më acaruese sesa të fillosh e pastaj të ngatërrohesh duke kërkuar detergjentin për xhamat. Mblidhi të gjitha produktet në një kosh ose kuti që ta marrësh me vete në çdo dhomë.

3. Pastrimi fillon nga lart-poshtë

Fillo nga raftet e sipërme, llambadari apo sipërfaqet që s’i prek njeri dhe lëre dyshemenë për në fund. Në këtë mënyrë nuk do pastrosh dy herë.

4. Pastro fillimisht “thatë”

Hiq pluhurin, fshij, përdor fshesën me korrent, pastaj fillo me pastrimin me lagështi. Pse? Sepse nëse përdor menjëherë produkte të lagështa, do krijosh më shumë rrëmujë sesa pastërti.

5. Kujdes me detajet e vogla

Dorezat e dyerve, telekomandat, çelësi i dritave etj., janë vende me shumë mikrobe dhe shpesh i harrojmë. Jepu një fshirje të shpejtë me një dezinfektues.

6. Dhomë më dhomë, pa panik

Mos iu fut pastrimit pa një plan konkret. Ndaji punët me seksione. Për shembull: sot dhoma e gjumit, nesër kuzhina. Truri s’do të dorëzohet nga mbingarkesa dhe ti s’do ndihesh si pastruese me orar të plotë.

7. Pastrimi s’duhet të jetë “ngjarje e madhe” çdo javë

Mos prit të vijë e shtuna që të përballesh me një mal me punë. Pastrimi i përditshëm i disa gjërave si lavamani ose soba, të kursen nga kaosi i të dielës.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎