Sonila Meço, e ftuar në podkastin “Mam” me Orinda Hutën, foli për shtatzëninë dhe mëmësinë, duke thënë se thjesht e ndjeu se kishte ardhur momenti për t’u bërë nënë.
“Unë e ndieja. Në fakt, ishte disa muaj që kishte ardhur një thirrje e brendshme. Tani shiko, në të 30-at unë jam e bindur që për çdo vajzë, sado të jetë e përfshirë me karrierën, vjen një thirrje e brendshme. Mua më erdhi, por më erdhi e menjëhershme, gati më zgjoi nga gjumi, dje ishte kam vënë kam vënë këtë përpara, të vë ca gjëra përpara, të vë dhe këtë dhe mandej, u zgjova në mëngjes dhe thashë: “Dua fëmijë!”, tha ajo.
Sonila rikujtoi shtatzëninë, duke treguar se kishte shumë ngarkesë profesionale. “Kisha 3 orë në ditë transmetim”, tha ajo dhe shtoi se ka qenë periudhë e vështirë dhe shumë e zënë. “Ishte fundi i janarit dhe prisja ciklin të më vinte në datën 28 dhe unë do përcillja prindërit me makinë për te motra. Unë zgjohem në mëngjes dhe marr një test shtatzënie. Isha e bindur 100% (që isha shtatzënë). Marr Drinin (bashkëshortin) në telefon dhe i thashë: “Drini, jam shtatzënë”, duke shtuar se ishte super e bindur.
Ajo tregoi se bënte disa teste në ditë dhe pasi kaluan 3 ditë nga cikli që nuk erdhi, i tha Drinit që e kishte bindje se ishte shtatzënë dhe se edhe gjinekologu e konfirmoi. Sonila tregoi se e ndiente dhe madje, ishte 100% e bindur se ishte djalë.
“I gjithë gëzimi im filloi të zbehej sepse unë ndjeva të përzierat e para dhe që nga ai moment e derisa e ndjeva gjallë Amarisin, isha në regjim shtrati”. Sonila tregoi se humbi 10 kg dhe gradualisht e mori veten. Moderatorja tregoi se donte shumë një djalë, ndërsa Drini dëshironte në vajzë, por nuk e shprehte.
“Çfarëdo që të ishte, do të duhej me një dashuri të jashtëzakonshme”, tha Sonila.
Ajo tregoi se Amarisi lindi me operacion çezarian dhe ndërkohë, bënte bisedë dhe lexonte librin e Helena Kadaresë.
“Dëgjova një të qarë dhe thashë ‘lum kush lindi’. Si tani më kujtohet, zgjata dhe kokën. Doktori më tha që lindi Amarisi. Drini ishte në sallë dhe unë ndoshta kam dashur të pyes nëse ishte e shëndetshme, por pyeta ‘a është e bukur?’.
Sa i përket emrit, ajo tha se në fakt, Vera Grabocka i ka thënë se emrat me 2 ‘a’ kanë energji mjaft pozitive. Ajo tregoi se donte një emër me tingull mashkullor dhe ndërsa po kërkonte emrat, gjeti Amaris, emër hebre, që do të thotë “e premtuar nga Zoti”.
Sonila u shpreh ndër të tjera se “mëmësia është një sëmundje mendore”.
“Ndryshon mendësia e nënës, përvoja, sidomos kur je nënë me fëmijën e parë, pasi shoh që me fëmijën e dytë ose të tretë ka një lloj sportiviteti nga ana e mamave. Mami im thotë akoma që është e vështirë me mua dhe me motrën time, edhe pse ajo është bërë gjyshe. Domthënë, kur thoshte J.Lo se mëmësia është një sëmundje mendore, nuk e ka pasur aq gabim. Nëna, edhe sikur vështirësia të mos ekzistojë, ajo e krijon vështirësinë. Kam përshtypjen se është instinktive dhe është shumë personale. Nëna është e lindur për të qenë e shqetësuar”, u shpreh moderatorja.
Sonila tha gjithashtu se një ndër gjërat më të rëndësishme është përmbushja si nënë. Ajo tregoi se tanimë që e bija, Amarisi është në fillim të adoleshencës, ka vënë re ndryshime të shumta dhe se është moderatorja ajo që flet më shumë. “Është periudhë e vështirë dhe me të, çdo ditë përpiqem të krijoj ura të reja komunikimi. Ka ndryshuar e gjithë mendësia dhe mënyra e të jetuarit”, rrëfeu Sonila, duke përmendur si faktor digjitalizimin. “Të duhet dyfishi i kohës për të shpjeguar se sa i rëndësishëm është ajri i pastër, aktiviteti fizik, sportet dhe kontakti përballë me njerëzit e tjerë”, tha ajo.
Moderatorja tregoi se nuk është një mami strikte dhe nuk kërkon nga e bija që të jetë super e organizuar. Ajo shtoi se për të është shumë e rëndësishme që e bija të njohë dy elemente: Komunikimin dhe autoritetin. Ndër të tjera, Sonila tha se dikur me të atin, Amarisi e vinin shumë në lojë dhe bënin batuta, por me kalimin e kohës, ndikoi edhe fakti që ajo është person publik, gjërat ndryshuan.
Ajo theksoi se të nxënit është shumë e rëndëishme dhe do që Amarisi të hapë mendjen dhe të mësojë.
Artikuj të sugjeruar: