Metropolitan

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam Neeson-it besimin tek takimet romantike

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam
Getty

 
Për ju që s’besoni në dashuri, duhet të dini se Pamela Anderson i ktheu partnerit besimin tek takimet romantike dhe romanca në përgjithësi.
 
Liam Neeson deklaroi se kishte hequr dorë nga takimet romantike, përpara se të niste një lidhje me Pamela Anderson. Tetorin e kaluar, nëntë muaj përpara se një burim të konfirmonte se aktorët e “The Naked Gun” ishin "në fazat e para" të një romance, aktori i nominuar për Oscar ishte shprehur sinqerisht se i kishte ndërprerë daljet me qëllime romantike.
 
I pyetur nëse kishte takime dashurie, Liam u përgjigj:

“Jo, që t’i bie shkurt. Kam dalë nga ajo fazë.”

73-vjeçari ishte i martuar me aktoren e “The Parent Trap”, Natasha Richardson, nga viti 1994 deri në vitin 2009, kur ajo u nda nga jeta. Më pas, ai u lidh me Freya St. Johnston dhe marrëdhënia e tyre zgjati 2 vjet.
 
Tanimë, Liam Neeson është lidhur me Pamela Anderson, 58 vjeç dhe një burim u shpreh se “po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Është diçka e sinqertë dhe është e qartë që janë shumë të tërhequr pas njëri-tjetrit”, vijoi personi anonim.

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam

Kjo u vu re edhe gjatë turneut global të promovimit të filmit të tyre. Gjatë një paraqitjeje në emisionin Today të martën, më 29 korrik, Liam Neeson dhe Pamela Anderson “u shtirën” sikur u kapën duke u puthur kur kamera u kthye drejt tyre. Një javë më parë, Pamela e puthi në faqe gjatë premierës së filmit në Londër.
 
Liam Neeson, i cili përpara se të martohej me Richardson kishte pasur lidhje me Barbra Streisand, Brooke Shields dhe Helen Mirren, foli me shumë entuziazëm për Pamela-n në intervistën për People në vitin 2024.

“Jam marrëzisht i dashuruar me Pamela-n. Është fantastike të punosh me të,” tha ai dhe shtoi: “Nuk mund ta lavdëroj sa duhet, të jem i sinqertë. Nuk ka ego të madhe. Vjen për të punuar. Është shumë gallatë dhe e bën shumë të thjeshtë që të punosh me të. Do të jetë fantastike në film,” shtoi ai.

Pamela Anderson ia ktheu komplimentet, duke e quajtur Liam “një zotëri i vërtetë”, duke vijuar: “Ai të nxjerr versionin më të mirë të vetes… me respekt, mirësi dhe përvoja. Ishte një nder i vërtetë të punoja me të.”
 
Epo, dashuria nuk ka moshë dhe ja ku jemi, në një marrëdhënie që duket shumë premtuese.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎